BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Aktualitet

“Ulje ‘Black Friday’ për një vend në gomone”, media britanike zbërthen skemën e përdorur në "Tik Tok" të trafikantëve për të transportuar shqiptarët drejt Anglisë

“Ulje ‘Black Friday’ për një vend në

Fenomeni i emigrantëve shqiptarë që udhëtojnë në mënyre ilegale drejt Anglisë dhe përfundojnë duke u marrë me shtëpi bari, vijon të jetë temë lajmi për mediat britanike. Së fundmi, gazetarja Hayley Mortimer shkruan se “kontrabandistët përdorin marketing të shkëlqyer në TikTok” për të bindur shqiptarët të udhëtojnë drejt Anglisë, por më pas përfundojnë në shtëpi bari për të shlyer borxhet.

Më shumë se 10,000 shqiptarë hynë ilegalisht në Britani duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla për të kërkuar azil vitin e kaluar. Sipas mediave angleze, shqiptarët përbëjnë gati një të katërtën e 45,000 emigrantëve të paligjshëm që hynë në Mbretërinë e Bashkuar duke rrezikuar jetën me gomone.

Javën e kaluar, një fluturim charter ktheu mbrapsht dhjetëra shqiptarë të dëbuar nga Britania. Pasi pranuan vetëm disa dhjetëra azilkërkues shqiptarë në vitin 2020, zyrtarët britanikë kanë thënë se rritja e madhe në vitin 2022 mund të jetë për shkak të rritjes së organizimit nga kriminelët shqiptarë që veprojnë si kontrabandistë emigrantësh nga Franca veriore. Kryeministri Rishi Sunak dhe politikanë të tjerë kanë këmbëngulur se Shqipëria është një “vend thelbësisht i sigurt” dhe se shumica e kërkesave për azil nga qytetarët e saj janë të pabaza.

Sipas një shkrimi të Hayley Mortimer, gazetare për BBC Radio 4 dhe BBC Ëorld Service, të kryer në Shqipëri në nëntor, kontrabandistët përdorin rrjetet sociale për të bindur njerëzit të migrojnë në MB me premtimin e “parave të lehta” dhe një jete luksoze.

“Është e vështirë të përcaktosh rolin e mediave sociale në Shqipëri, me llogaritë që përhapin skena joreale të makinave të shpejta dhe parave të lehta në MB. Kontrabandistët përdorin gjithashtu marketing të shkëlqyer në TikTok, madje duke ofruar oferta me çmime të ulëta të së “Premtes së Zezë” për një hapësirë në një varkë të vogël. Çmimi për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël është aktualisht shumë më i lirë se në pjesën e pasme të një kamioni, i cili përbën një pjesë të fluksit. Por ka shqetësime se disa adoleshentë futen në borxhe ndaj kontrabandistëve dhe duhet të punojnë në fermat e kanabisit për ta shlyer atë”, shprehet gazetarja. Shqipëria i dërgoi të hënën një notë verbale ambasadorit britanik në Tiranë për të protestuar atë që e quajti një “linçim verbal” nga një zyrtar britanik në komentet për emigrantët shqiptarë në vend.

Njoftimi shprehte “shqetësimin për deklaratën e fundit të Ministrit të Shtetit për Emigracionin Robert Jenrick me gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve”.