BREAKING NEWS

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të
x

Aktualitet

Ultimatumi i SHBA-së për ‘’dosjet e nxehta’’, ja kur e nis punën Gjykata Kushtetuese

Ultimatumi i SHBA-së për ‘’dosjet e nxehta’’,

Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin e çështjeve në seancë plenare më 26 janar, ku është parashikuar të shqyrtohet padia e Gjykatës së Tiranës, lidhur me shfuqizimin e dy togfjalëshave në nenin 453 të Kodit të Procedurës Penale. Bazuar në kalendarin e publikuar nga vetë Gjykata Kushtetuese, në muajin shkurt pritet të shqyrtohen në seancë plenare 6 çështje të tjera.

Padia e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” për shfuqizimet e disa neneve në ligjin “Për trajtimin e pronës” është çështja e dytë në radhë për të vijuar me paditë e disa qytetarëve për moszgjidhjen e çështjeve në Gjykatën e Lartë ku palë janë Enti Kombëtar i Banesave dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Mesin e shkurtit, Gjykata Kushtetuese parashikon të shqyrtojë edhe paditë e ish-gjyqtarit Tunxh Vatnikaj që kërkon të rikthehet në sistem si dhe ekstradimin e shtetasit nga Kosova, Jakip Smaili. Çështja tjetër që është bërë publike për t’u shqyrtuar nga gjykata kushtetuese, i përket padisë së kontrollit të lartë të shtetit, ku ky institucion kundërshton ligjin e qeverisë që i detyron të auditojnë një herë në vit 61 bashkitë e vendit.

Ndërkohë që kalendari i seancave parashikon shqyrtimin e këtyre çështjeve deri më 18 shkurt nuk dihet ende se kur do të shqyrtohen çështjet e nxehta si padia për zgjedhjet e 30 qershorit, ligji për Teatrin Kombëtar, Kodi Zgjedhor apo mosmarrëveshjet për kompetencat e Presidentit lidhur me dekretimin e ministrave.

Në total, Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë në stok prej 140 dosjesh ndërsa në mbledhjen e gjyqtarëve më 8 janar u bë me dije se kalendarin i çështjeve do të caktohej duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre. Një ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetaren në detyrë, Vitore Tusha, ku theksoi se ajo ka përgjegjësinë të drejtojë gjykatën në trajtimin e çështjeve të rëndësishme duke shprehur kështu se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një mbështetës i fortë i reformës në drejtësi.