Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Unaza dhe autostrada Tiranë-Elbasan do të kenë tjetër ndërhyrje

Postuar: 16/08/2018 - 08:39

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të bëjë një studim për të zëvendësuar rreth rrotullimin e TEG me një mbikalim nën argumentin se dinamika e zhvillimit të zonës ka sjellë fluks trafiku. Aktualisht ARRSH po kërkon kompaninë që do të bëjë studimin dhe projektimin e kësaj vepre. Mbikalimi është nyje e rëndësishme për shkak se bën lidhjen me Unazën e Tiranës dhe autostradën Tiranë-Elbasan.

“Autostrada Tiranë – Elbasan, lidh qytetin e Tiranës me atë të Elbasanit duke filluar Sauku deri në Bradashesh. Kjo arterie kryesore e trafikut është pothuaj në përfundim e sipër. Kjo autostradë, në pjesën e parë, atë të Tiranës, segmenti Sauk-Lundër (TEG) me një gjatësi rreth 2.8 km do shërbejë njëkohësisht edhe si pjesë e Unazës se Madhe të Tiranës Ky segment është ndërtuar me dy korsi lëvizjeje, një korsi autobusi dhe një korsi emergjence për çdo anë.
 
Në zonën e Lundrës (pranë qendrës tregëtare TEG) aktualisht është ndërtuar një rrethrrotullim, i cili lidh Autostradën Tiranë-Elbasan, me Unazën Lindore dhe me zonën për rreth nëpërmjet pese hyrje-daljeve të tjera nga rrethrrotullimi. Kjo ka bërë që ky kryqëzim në nivel të jetë tepër i ngarkuar dhe në raste të veçanta edhe i bllokuar dhe aspak sipas standardit për këtë kategori rruge” argumenton Autoriteti Rrugor Shqiptar.
 
I njëjti dokument shton se vetëm 800 metra më në jug të rreth rrotullimit aktual në vazhdim të autostradës Tiranë-Elbasan është parashikuar të vijë edhe By Pass Perëndimor i Tiranës. Zona cilësohet si një nga ato me zhvillimin më të madh në kryeqytet e lidhur kjo me urbanizmin dhe ndërtimin e komplekseve të shumta.
 
“Në këtë zonë veç komplekseve masive të banimit, që në numër po shtohen dita ditës, duke rritur në mënyrë të ndjeshme densitetin e banimit, duke e kthyer nga një zonë rurale në një zonë të mirëfilltë urbane. Gjithashtu në këtë zonë janë ndërtuar dhe po ndërtohen edhe objekte të rëndësishëm komerciale si ”Qendra Tregtare TEG”, ”Terminali i Autobusëve” dhe një sërë biznesesh të rëndësishëm, shkollash e objekte sociale, të cilët kanë çuar në një rritje të ndjeshme të trafikut në këtë rajon” shpjegon ARRSH.
 
Konsulenti që do të fitojë procedurën do të ketë si detyrë kyçe të bëjë një studim të mirëfilltë të trafikuat aktual dhe perspektives që gjenerohet në këtë nyje, të marrë parasysh trafikun në gjithë rrugët lidhëse si dhe të hartojë projektin e një nyjeje të plotë të disnivel brenda standardit, nyje komplekse që do të lidhë Unazën e Madhe të Tiranës, Aksin Tiranë-Elbasan, nyjen “F” te By Pass perëndimor të Tiranës (projekt në fazë ideje e miratuar) dhe të gjitha bizneset, zonat rezidenciale dhe të banimit të zonës./Monitor

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 17:23

Temperaturat do të ulen në mënyrë të  theksuar gjatë mbrëmjes së të hënës dhe vijojnë të martë, të mërkurë dhe të enjte ku në zona të thella malore termometri do të zbresë edhe ne 0 grade C.

Postuar: 23/09/2018 - 17:05

Një 17-vjeçar e pësoi keq teksa është arrestuar nga policia, në përpjekje për të vjedhur sende me

Postuar: 23/09/2018 - 16:00

Autoritetet kufitare të Kakavijës, kanë arritur të vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar, Valte

Postuar: 23/09/2018 - 15:58

Policia e Tepelenës ka zbuluar në fshatin Nivicë një tjetër rast të kultivimit të kanabisit.

Postuar: 23/09/2018 - 15:54

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në Lezhë.

Postuar: 23/09/2018 - 15:53

Një grabitje ka ndodhur në një karburant në qytetin e Fierit.

Postuar: 23/09/2018 - 15:50

Policia Rrugore ka bërë më dije aksionet që ka zhvilluar gjatë natës së djeshme.