BREAKING NEWS

Skandali i Bill Gates, aplikacioni i Covid-19 instalohet automatikisht në telefonat android

Skandali i Bill Gates, aplikacioni i Covid-19 instalohet automatikisht në
x

Aktualitet

Unaza e Re/ Balla i përgjigjet opozitës: Betejën e radhës e kanë me mullinjtë e erës

Unaza e Re/ Balla i përgjigjet opozitës: Betejën e radhës e
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar sot nga Parlamenti për ndërtimin e Unazës së Re.

“Beteja e radhës idioteske e opozitës me mullinjtë e erës” kështu e ka konsideruar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mbështetjen që opozita po i jep banorëve të unazës së re në protestat e tyre.

“Është e pakuptimtë që opozita mungon për ti dhënë votën marrëveshjeve me Gjermaninë. Beteja e radhës me mullinjtë e erës, të asaj c’ ka ka ngelur nga kjo opozitë është e turpshme që pas dështimit te parku, pas dështimeve të sheshi skënderbej,pas historisë pa kuptim të teatrit kombëtar tani kemi një betejë idioteske tjetër si kjo për të penguar ndërtimin e unazës.” U shpreh Balla nga foltorja e kuvendit.

“Aq pa kuptim është sa kryetari në detyrë i opozitës Basha ka qenë pjesë e përcaktimit të gjurmës ku kalon unaza me firmë e me vule si Ministër i Transportit në 2007 por edhe si kryetar i bashkisë. Gjurma është miratuar nga bashkia në 2012. Pra, banorët që sot ankohen te Basha duhet të informohen prej tij për gjurmën e përcaktuar.” -vijoi Balla.

“Unaza do të vijojë. Është e turpshme sa here kemi një projekt të rëndësishëm zhvillimi në tiranë e pjesë të tjera të shqipërisë PD me nga pas LSI synon ti pengojnë këto projekte, që i japun më shumë interkonektivitet qytetit.” U shpreh ndër të tjera Balla