BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Unë ditën e parë u shtrova në spital me 8 litra oksigjen”/ Mjeku shqiptar me COVID-19 tregon dëshminë rrëqethëse: Grafia e mushkërisë, sikur më kishin qëlluar me çifte

“Unë ditën e parë u shtrova në spital me 8 litra

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19.

Ai tregoi se kishte rezultuar pozitiv, por mbi të gjitha kishte patur simptoma të forta të sëmundjes, duke arritur në marrjen e deri në 8 litër oksigjen.

“Për mua ka rëndësi kur fillon e ndjen veten jo mirë. Nëse numëroni litrat e oksigjenit që Boris Xhonson merr 4 litër, unë ditën e parë u shtrova në spital me 8 litra oksigjen. E shikoja sasinë e oksigjenin, sepse nëse do kalonin 8 litra do haja tubin. Tubin e kisha përdorur tek shumë pacientë, por për vete thashë jo”, u shpreh mjeku.

Fevziu: Sa ditë ndenjët i oksigjenuar në spital?

Fandi: Gati 5 netë, derisa arrita  në nivelin minimal të marrjes së oksigjenit, dhe kur oksigjenimi më shënoi 94, aty thashë ja hodha.  48 orët e para ishin ato më të vështirat, që e shikoje veten që nuk ecje as përpara as pas. Çdo mëngjes cohesha me syrin pozitiv, që nuk isha bërë më keq.

Ajo që ishte kryesorja ishte dhimbja. Unë kurrë nuk kam patur dhimbje në jetën time. Të dhimbte nga maja e flokut deri në fund të këmbëve. Pastaj filloi temperatura, pastaj filloi marrja e frymës. Pas dy ditësh radigorafia e mushkërisë ishte bërë bërë sikur të qëllon dikush me çifte.

Tjetër gjë që doja të thoja për intubimin. Kur kemi qenë fëmijë kemi luajtur me topa futbolli. Dikush e kishte topin të ri, dikush me pulla. Topi i ri, po ta fryje mbante, kurse topi i vjetër në mes të lojës, çahej. Edhe pacientët që janë me patologji të tjera dhe që janë të vjetër në moshë, mund t’i frysh sa të duash me tub, por nuk arrijnë të përballojnë deri në fund të lojës. Tubi ka një vdekshmëri 68% përqind. Kur flitet për intubim flitet për një njeri që ka 5 deri në 10 përqind mushkëri të prekur.

Në letrën e mjekes gjermane pamë që  ata intubojnë nga 20 deri në 60 vjeç. Nuk ka pacientë mbi 60 vjeç. Pra ata kanë vendosur kë do shpëtojnë dhe kë do lenë të vdesi.  Moshat e vjetra për fat të keq nuk mund ta përballojnë. Ajo që është e pashpjegueshme lidhet me faktin se në Itali kanë vdekur 20 mijë vetë dhe në Gjermani 1 mijë./Opinion.a

Më të lexuarat