BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

“Urdhrat e mbrojtjes si busull bakalli”, gazetari i njohur plas deklaratën e fortë për ekzekutimin e Sabrinës nga ish-bashkëshorti dhe ngre alarmin: Ata që lirojnë vrasësit...

“Urdhrat e mbrojtjes si busull bakalli”, gazetari i njohur plas

Pavarësisht se Sabrina Bengaj kishte një urdhër-mbrojtje nuk arriti t'i shpëtonte plumbit të ish-bashkëshortit të saj Elton Bengaj alias Meta.

Gazetari Elton Qyno bën të ditur se urdhrat e mbrojtjes janë bërë si fletët e bakallit pasi në 99% të rasteve që Gjykata lëshon një urdhër mbrojtje policia nuk është në gjendje ta mbikëqyrë. 

 "Urdhrat e mbrojtjes janë bërë si ato letrat e bakallit, më falni që po e shpreh në këtë formë, por realiteti ky është. E cilësoj të tillë sepse jemi në kushtet kur për çdo zënkë ose situatë të pakëndshme në ambiente familjare i dëmtuari shkon në polici dhe bën një kallëzim penal. Në këtë moment policia e fut kallëzimin penal në sistemin e Gjykatës duke kërkuar urdhrin e mbrojtjes. Problemi fillon që ti nuk mund të ndash me një urdhër mbrojtje një çift bashkëshortësh të cilët kanë një të kaluar konfliktesh dhe jetojnë brenda një shtëpie. Pra ti nuk je në gjendje si shtet të përcaktosh se ku duhet të fusësh burrin ose gruan. Gati 99% të rasteve  të urdhrave të mbrojtjes policia nuk i mbikëqyr dot.", tha Qyno.

Gjithashtu Qyno u shpreh se ka pasur dhe raste të tjera si ai i Sabrina Bengaj që kanë mbetur viktima si pasojë e urdhrave të gjykatësve. Por, sipas tij,  sistemi i drejtësisë nuk ka inspektuar apo ndëshkuar asnjë person, qoftë gjyqtar apo prokuror që ka lëshuar këta urdhra për lirimin e personave që më vonë kryejnë krime.

 "Ka pasur shumë raste si ai i Sabrina Bengaj që kanë mbetur viktimë si pasojë e një vendimi Gjykate. Dhe në rastet e tjera prokurorët apo gjyqtarët kanë liruar gratë apo burrat dhe pas një jave, dy javësh apo qoftë dhe pas 1 dite është prodhuar krimi i rëndë. Dhe nuk është inspektuar ky prokuror apo gjyqtar, qoftë dhe të merrte një vendim vërejtjeje për dosjen e tij. Nuk besoj se do bëhet dhe në ditët në vazhdim sepse ky format është. Në momentin që ti vendos formatin e mosndëshkueshmërisë të këtyre personave, nuk besoj që gjyqtarët dhe prokurorët të ndëshkohen edhe në vazhdim për lirimin e këtyre personazheve.", tha Qyno.

Sipas gazetarit, pandëshkueshmëria e gjyqtarëve apo prokurorëve do të vazhdojë pasi i tillë është krijuar formati i drejtësisë.