BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Aktualitet

Ushtarakët shqiptarë nisen me mision drejt Afganistanit, publikohen fotot prekëse 

Kontingjenti VI shqiptar nga batalioni i II i këmbësorisë, u nis për në Afganistan për të vijuar angazhimin e vendit tonë në misionin e NATO-s Resolute Support Mission.

Lajmin e bën me dije ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ndan disa foto prekëse nga ceremonia e përcjelljes së ushtarakëve.

Lot dhe dhimbje mes partnerëve e familjarëve teksa janë përshëndetur duke uruar që misionarët të kthehen shëndoshë e mirë.

Kontingjenti i radhës, ku bëjnë pjesë edhe dy vajza, do të shërbejnë për rreth 6 muaj në "Camp Arena" nën komandën e aleatëve italianë.