
E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi, zbulon ngjarjen e pazakontë me të cilën është përballur

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Ushtari i Nuredin Dumanit si i penduar i drejtësisë/ Nga vrasje me paramendim, te armëmbajtje pa leje, ja 8 akuzat që rëndojnë ndaj Henrik Hoxhajt

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Maj 2022

Ndaj Henrik Hoxhajt, i penduar i drejtësisë gjithashtu si Nuredin Dumani, rëndojnë 8 akuza të rënda.
AKUZAT NDAJ HENRIK HOXHAJT
Henrik Hoxhaj, i datëlindjes 01.07.1982, i biri i Sali dhe Fiko, lindur dhe banues në Fier, Lagjja 15 Tetori, Rruga: “Rauf Nallbani”, gjinia mashkull, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i pa punë, me status civil i divorcuar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për “Moskallëzim Krimi” dhe “Armëmbajtje pa leje”, identifikuar nga sistemi me numër personal I20701099K, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:
2.1“Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, në dëm të viktimës së veprës penale Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;
2.2 “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Kodit Penal.
2.3“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’’ të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).
2.4“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’, “Grup i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’’ të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.
2.5“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.
2.6 Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.
2.7“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
2.8“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.
Më të lexuarat


Vrasja e Kastriot Reçit, del përgjigja e ADN-së/ A kishte lidhje me ekzekutimin mafioz ish-oficeri i RENEA-s?

E turpshme/ Nuk drekoi në restorantin e tyre, ‘pronari’ në Vlorë i çan gomën me gozhdë pushuesit

Video/ Pengoi lëvizjen e një automjeti në mes të rrugës, e pëson keq ‘i forti’ me Range Rover pa targa

Aksident i frikshëm në Lezhë, makina merr para motorin, ka të plagosur

E tmerrshme/ 53-vjeçari shqiptar i jep fund jetës në sy të djalit (Detajet)

Trafikantët shqiptarë bëjnë namin, ‘pushtojnë’ rrjetet sociale për ata që duan të shkojnë në Angli

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Kapja e 1 ton droge, zbardhen detaje të reja/ Lënda narkotike që u nis nga shqipëria do të furnizonte jetën e natës në...! Ja çfarë u gjet tjetër në gomone

Rrezikuan të mbyteshin në Spille, çifti nga Tropoja me fëmijën e mitur shpëtohen nga vrojtuesi

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Metalurgji, plagoset shoferi dhe 3 fëmijët e mitur (Detajet)
