Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ushtronte aktivitet të paligjshëm me lojërat e fatit, përfundon në burg 43-vjeçari në Tiranë

Postuar: 12/07/2019 - 17:11

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje interneti.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 4, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin:

– F. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e shtetasit F. Z në rrugën “Don Nikoll Marku”, u gjetën 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e këtij aktiviteti të kundraligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 11:52

Në ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Arapajt në Durrës.

Postuar: 19/07/2019 - 11:48

Dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për veprën penale “Dh

Postuar: 19/07/2019 - 11:20

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ka nisur protesta para Kryeministrisë e aktivistëve të pakicav

Postuar: 19/07/2019 - 10:54

Teksa është bërë më intensive lufta për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, artistët janë ed

Postuar: 19/07/2019 - 10:53

Nis seanca dëgjimore në KPK për Olsian Çelën, kandidati për kryeprokuror.

Postuar: 19/07/2019 - 10:27

Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola ka publikuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel