Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vaj ulliri, pije, e ushqime të tjera jashtë standardeve, AKU godet 6 subjekte, gjoba e majme 1.6 mln lekë

Postuar: 23/07/2019 - 12:45

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjobit me 1.6 milion lekë 6 subjekte, bllokon aktivitetin e njërit prej tyre, që operonte në mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe tregtonte produkte të skaduara.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “ORI-B” me aktivitet “Ruajtje dhe shpërndarje në temperaturë ambjenti”, Shkodër, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshatshme higjeno-sanitare, produktet ushqimore nuk ishin të sistemuara (ishin vendosur në mënyrë të çrregullt në të gjithë ambientin e tregtimit, madje kishte produkte të vendosura dhe në ambientet sanitare), si dhe në muret kishte prani myku. Gjatë kontrollit u evidentuan gjithashtu një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, vaj ulliri, ëmbëlsira etj).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve të pasigurta për konsum,

 “Bllokimi i produkteve” me afat të kaluar përdorimi, me qëllim asgjësimin e tyre,

“Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Marjeta Mehmeti” me aktivitet “Fast-Food”, Durrës, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tavani i hapur në ambientin e kuzhinës, prani e papastërtive dhe mykut/ lagështirës në magazinën ku ruhej lënda e parë, si dhe tualeti ishte jashtë funksionit). U evidentua gjithashtu se subjekti nuk dispononte regjistrin për monitorimin e temperaturave frigoriferike, si dhe mungonte analiza e ujit të pijshëm.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat madministrative të mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

“Gjobë”me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e Drejtorisë Rajonale AKU Vlorë në aksin Dukat-Llogara tek disa tregtarë ambulant të mjaltit, të cilët tregtonin në buzë të rrugës në kushte të papërshtatshme, u konstatua se këta tregtarë nuk dispononin sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonin, si dhe produktet nuk ishin të etiketuara konform ligjit.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masën administrative:

“Gjobë” me vlerë totale 400,000 lekë ndaj 4 tregtarëve ambulantë,

“Bllokim produkti” për 85 kg Mjalt i konstatuar i pasigurt për konsum, me qëllim asgjësimin e tij.

AKU vijon punën e pandërprerë në të gjithë vendin, duke kontrolluar zbatimin e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor, për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët për sigurinë e produkteve që konsumojnë.​

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 21:42

Një 55-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë pak çaste më parë në Tiranë.

Postuar: 23/08/2019 - 21:40

Mesa duket temperaturave të larta, erërave të nxehta dhe vapës ekstreme do t’i vijë fundi.

Postuar: 23/08/2019 - 21:20

Është riaktivizuar para disa orësh vatra e zjarrit një malin e Shëngjinit.

Postuar: 23/08/2019 - 20:38

Në Shëngjin flakët e kanë marrë seriozisht dhe nuk kanë ndërmend që të ndalen, që prej mbrëmjes

Postuar: 23/08/2019 - 20:19

Ditën e sotme, ashtu si çdo ditë, kryeministri Edi Rama ka publikuar mendimin e një aktoreje, e c

Postuar: 23/08/2019 - 19:39

Shumë vatra zjarri janë regjistruar në territorin shqiptar në këto ditë të nxehta, duke shkaktuar