BREAKING NEWS

Arrestimet në Tiranë e Jug të vendit, në pranga dhe burri i kandidates së PS për deputet/ Ardi Veliu në konferencë urgjente: Operacioni u shtri në disa qarqe, 6 muaj hetime, ja të arrestuarit!

Arrestimet në Tiranë e Jug të vendit, në pranga dhe burri i
x

Aktualitet

Vajza e biznesmenit spanjoll zbulon gjithçka: Si u çmend Mihali i "tmerrshëm" për dy peshq

Vajza e biznesmenit spanjoll zbulon gjithçka: Si u çmend Mihali i
Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Himarës Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, tashmë ndodhet në burgun e Vlorës, ndërkohë ka humbur gjithçka që kishte krijuar në mënyrë të paligjshme dhe që fitonte goxha para. Restoranti, lokali, hoteli dhe plazhi i virgjër që kishte zaptuar në Porto Palermo, janë shkatërruar pas gjithë asaj që ndodhi me familjen spanjolle të biznesmenit Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri për turizëm.
 
Dhe për çfarë, vetëm për komunikimin e gabuar dhe sjelljen në kufijtë e çmendurisë së Mihal Kokëdhimës, djalit të tij dhe grupit të kamerierëve që ai mbante në punë.
 
“…Ne u ulëm duke pritur për një tavolinë dhe duke parë pamjen. 15 minuta më pas, shoqëruesi na tha se kishim një tavolinë për 7 persona…Babai jonë shkoi me pronarin e restorantit, i cili kishte veshur një bluzë blu për të parë peshkun, pastaj u kthye dhe kamerieri erdhi për të marrë porosinë….dhe pastaj shoqëruesi na shpjegoi se kamerieri i kishte këshilluar të porosisnin më pak peshk…ne ramë dakord ku nga 7 e kthyem porosinë në 5, kamarieri u largua me porosinë duke përfshirë një sallatë me domate, dy djathë të skuqur dhe dy racione patate të skuqura. Pastaj pronari erdhi menjëherë nga kuzhina duke bërtitur guidës në gjuhën shqipe dhe goditi me grushte tavolinën…”,  ka deklaruar vajza e biznesmenit spanjoll Eugenio Galdon.