BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Aktualitet

Vaksina kundër Covid-19, mjeku Ilir Alimehmeti tregon detajin që e bën ''skeptik''

Vaksina kundër Covid-19, mjeku Ilir Alimehmeti tregon detajin që e

Epidemilogu i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se rezultati i masave shtrënguese ka ulur numrin e infektimeve, kryesisht tek moshat e reja.

“Një në tre tamponë ka dalë pozitiv. Kjo është ajo që shoh unë. Rastet po shtohen, dhe këtë po e shikojmë në shtrimet ne spital, por edhe tek vdekshmëria, por po shtohet edhe aftësia e mjekut. Të gjitha masat që u morën, qenë masat që prekën moshat e reja; mbyllja e universiteteve, mbyllja e natës, dhe është e pritshme që të kemi më pak raste tek mosha e re, sepse i kemi mbyllur. Të rinjtë nuk kanë shenja të rënda, dhe nuk u kërkohet të marrin tamponin”, tha ai.

Duke folur për efikasitetin e vaksinës kundër Covid-19, Alimehmeti gjithashtu tha se krahas optimizmit ka edhe një merak.

"Vaksina është diçka shumë e mirë, po nuk ishte ndoshta ky momenti, dhe kjo është hera e parë që të dhënat shkencore publikohen në New York Times, por ato duhet të publikohen në revista zyrtare dhe shkojnë tek autoritetet përkatëse”, tha ai.