BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Aktualitet

Vaksinimi i bluzave të bardha dhe personaliteteve/ Shoferi personal nxjerr blof Skënder Bratajn, publikon foto kur merr dozën e Pfizer

Vaksinimi i bluzave të bardha dhe personaliteteve/ Shoferi personal nxjerr

Pasi deklaroi dje se do të vaksinonte të ëmën 86-vjeçare jashtë radhë, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj duket se ka siguruar të gjithë njerëzit pranë tij. Mariglen Plesati, shoferi personal i Bratajt ka nxjerrë blof planin e vaksinimit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Plesati ka publikuar foto nga momenti kur merr dozën e vaksinës Pfizer dhe kartelën që tregon që është vaksinuar. Krah njërës foto, shihet e shkruar edhe data e sotme, 23 shkurt, 2021.

“I vaksinuar,”– shkruan Plesati krah fotos.

Ky postim është shpërndarë nga Genc Sejko në Facebook.

Vaksinimi i bluzave të bardha dhe personaliteteve/ Shoferi personal nxjerr

Më të lexuarat