BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Aktualitet

Valë arrestimesh në vend, vihen në pranga disa persona dhe iu sekuestrohen 4 makina luksoze (Policia zbardh detajet e operacionit)

Valë arrestimesh në vend, vihen në pranga disa persona dhe iu

Arrestohen në flagrancë ditën e sotme nga Policia e Korçës 4 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim që kapen duke transportuar 8 shtetas të huaj.

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Kryqëzimi", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. S., 24 vjeçe, banuese në Vlorë; F. K., 24 vjeç; R. D., 19 vjeç; R. H., 20 vjeç, banues në Durrës.

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. K., 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, njofton policia, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “SAAB”, “Fiat” dhe “Mercedes-Benz”, tetë shtetas të huaj, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjete dhe 6 celularë.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.