Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Varrimi i Kacifas, shpërthen Artan Hoxha:E kam denoncuar 15 vite rresht këtë person, përsëri ai futet në Shqipëri dhe bën rrëmujë

Postuar: 08/11/2018 - 19:06

Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar kritikon ashpër politikanët shqiptarë të cilët kanë heshtur sot përballë shfaqjes antishqiptare që u bë sot gjatë ceremonisë së varrimit të ekstremistit grek Kostandin Kacifa.Hoxha shprehet se sot në Bularat ishin të pranishëm esktremistë e ushtarakë të njohur grekë.

"Personi që e derjtoi këtë është Harallamb Karathanos, apo Babi Karathanos, një personazh shumë i njohur për organizimet antishqiptare në Greqi. E kam denoncuar për 15 vite rresht. Për herën e fundit unë e kam nxjerrë atë në Himarë, në datën 8 maj, për zgjedhje, në 2011. Ishte i shoqëruar nga një grup personash të cilët ishin anëtarë të skuadrave të Agimit të Artë. Ai ka qenë shumë i interesuar për kandidatin Bollano në atë kohë.

Shfaqja e tij, ose rishfaqja e tij në ngjarjen e fundit…Edhe pse autoritetet tona kanë bërë sikur kanë mbyllur sytë, janë të njëjtat fytyra. Nuk e di çfarë duhet të bëjnë më shumë ata që autoritetet tona të veprojnë.

Nëse ne do të ishim një shtet serioz ne nuk duhet t’i linim këta që në Kakavijë. Ka edhe mundësi të jetë futur ilegalisht, pasi ai origjinën e hershme e ka shqiptare."-tha Hoxha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 17:46

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kiparisia të Greqisë. Viktimat janë re 15-vjecarë, ku mes tyre një shqiptar, një grek dhe një bullgar.

Postuar: 19/11/2018 - 17:37

Banorët e “Astirit” vijojnë protestën edhe mbrëmjen e sotme për të mbrojtur shtëpitë

Postuar: 19/11/2018 - 17:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Qafë-Botë – Konispol.Raportohet se një motor

Postuar: 19/11/2018 - 17:17

Banorët e Astirit kanë rinisur sot protestën në segmentin e Unazës së Re kundër projektit të Unaz

Postuar: 19/11/2018 - 17:02

Tre ditët e ardhshme do të jenë të vështira ku do të ketë reshje dëbore, shiu dhe do te jete shum

Postuar: 19/11/2018 - 16:26

Vdekja e 27-vjeçarit Enea Ftoj brenda komisariatit të policisë në Korçë disa muaj më pa

Postuar: 19/11/2018 - 16:17

Drejtori i Hekurudhave, Ani Dyrmishi, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm ku një