BREAKING NEWS

Rreziku nga koronavirusi, doktori italian zbulon si mund të përballohet kjo epidemi

Rreziku nga koronavirusi, doktori italian zbulon si mund të
x

Aktualitet

Vazhdojnë temperaturat e larta, meteorologët parashikojnë datën kur moti merr kthesën e madhe dhe fillojnë shirat

Vazhdojnë temperaturat e larta, meteorologët parashikojnë

Vapa do të zgjasë përtej Gushtit këtë verë. Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e larta të vijojnë edhe në Shtator.

“Në fakt do të vijojmë të mbetemi në temperatura të larta deri në datën 25, duke bërë që vlerat të shënojnë edhe 37 gradë Celsius. Pas kësaj date, temperaturat zbresin në vlera tipike të muajit Gusht, 34 apo 35 gradë Celsius. Parashikohet që edhe 10-ditëshi i parë i muajit Shtator të jetë me temperatura të larta dhe i nxehtë”, thotë meterologia Adiola Bani për Tv Klan.

Pjesa e dytë e Shtatorit pritet të sjellë rrebeshe shiu. Stina e Vjeshtës do të ndihet në Tetor, ku reshjet e shiut do të jenë intensive dhe parashikohet të shoqërohen edhe me stuhi.