Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vazhdon aksioni/ AKU merr masa të rrepta, bllokon 3 subjekte

Postuar: 19/08/2019 - 16:11

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka bllokuar 3 subjekte, pasi ushtronin aktivitet pa licencë.

AKU shprehet se këto subjekte ushtronin aktivitet pa kushte higjenike.

Njoftimi:

AKU KONTROLLE RIGOROZE NË JUG TË VENDIT, NDËRPRET AKTIVITETIN E 3 SUBJEKTEVE, BLLOKON DHJETRA KG PRODUKTE TË PASIGURTA PËR KONSUM DHE NDËSHKON ME 3.85 MILION LEKË KUNDRAVAJTJET LIGJORE NË FURRË BUKE, MARKET E FAST FOOD.

Task Forca e ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU Vlorë kanë kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.

Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP, raport analiza), si dhe etiketim i parregullt i produkteve.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 10 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,850,000 lekë, “Bllokim i produkteve” të pasigurta për konsum human, si dhe “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” për 3 subjektet.

Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët! --

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:33

Statistikat tregojnë se më shumë se 700.000 vende të reja pune janë krijuar në 7 vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor, por vetëm 4.3% e tyre arritën të ishin një vend pune nga të rinjtë nën 24 vjeç.

Postuar: 18/09/2019 - 07:20

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e sotme nuk priten reshje dhe era do të fryjë e lehtë de

Postuar: 17/09/2019 - 23:59

“Nëse kryeministri Edi Rama kërkon edhe institucionin e Presidentit që ta zotërojë, atëherë

Postuar: 17/09/2019 - 23:55

Në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano u ndal tek Presidenti Ilir Meta.

Postuar: 17/09/2019 - 23:47

Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari u shpreh se javën tjetër prokurorët shqip

Postuar: 17/09/2019 - 23:32

Këtë të martë në emisionin Opinion është diskutuar pikërisht për, kryebashkiakët e denoncuar nga

Postuar: 17/09/2019 - 22:40

Një shqiptar në Francë po kryente ritualin e tij të zakonshëm.