BREAKING NEWS

Lëkundjet e forta të tokës në Tiranë dhe Durrës, shënohet viktima e parë nga tërmeti (Emri)

Lëkundjet e forta të tokës në Tiranë dhe Durrës,
x

Aktualitet

Vazhdon asgjësimi i lëndëve narkotike, sekuestrohen në Lezhë 760 rrënjë kanabis

Vazhdon asgjësimi i lëndëve narkotike, sekuestrohen në
Një  tjetër rast  i kultivimit të bimëve narkotike është konstatuar në  fshatin Gernac, Kurbin afër fshatit Mafsheq, u asgjësuan 360  rrënjë bimë narkotike.
 
Në vijim të punës  për  parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike  dhe në zbatim  të  “Planit  të masave për kontrollin e territorit”, efektivat e Drejtorisë të Policisë Lezhë, nga  informacionet  e  marra  në rrugë operative,  kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm në  fshatin  Gernac, Kurbin.
 
Nga ku rezultoi se në  fshatin   Gernac, Kurbin, në livadhe u  konstatuan dy parcela të mbjella me bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva, ku në njerën parcele u konstatuan afërsisht 280 rrenjë dhe në tjetrën 80 rrënjë me gjatësi rreth 100 cm dhe diametër rreth 2 cm, që u asgjesuan  në  vënd  me  anë  të  djegies. 
 
 Vazhdon  puna  për vëndosjen përpara drejtësisë  të  personit përgjegjës të kultivimit  të  kanabisit.
 
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin  për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, neni  284  i   Kodit Penal.
 
Me datën 08.07.2015,  është  goditur  një  tjetër  rast  i kultivimit të  bimëve narkotike, në  Shëngjin, Lezhë, u  asgjësuan 400  rrënjë  bimë  narkotike.
 
Në  vijim  të   punës  për  parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe  në zbatim  të  “Planit  të masave  për kontrollin e territorit”, efektivat  e Drejtorisë të Policisë  Lezhë,  nga  informacionet  e  marra  në rrugë  operative,   kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm në   Shëngjin, Lezhë.
 
Nga ku rezultoi se në Shëngjin, Lezhë, në zonat pyjore u  konstatuan  tre parcela të mbjella me bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva, ku në parcelën e parë u gjetën 95 rrënjë, të  dytën  38  rrënjë dhe në parcelën e tretë 267 rrënje, që u asgjesuan  në  vënd  me  anë  të  djegies. 
 
Vazhdon  puna për vëndosjen përpara  drejtësisë  të  personit përgjegjës  të kultivimit  të  kanabisit.
 
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, neni  284  i   Kodit Penal.