Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vdekja e 20-vjeçares shqiptare, komuna italiane merr përsipër funeralin e Anxhelës

Postuar: 13/06/2018 - 14:35

Pas vdekjes tragjike të 20 vjeçares shqiptare, Anxhela Meçani që u vra në Torino të Italisë, komuna e Moncalierit ka marrë përsipër funeralin e vajzës. “Nëse një vajzë e re vetëm 20-vjeçe vdes e vetme në një spital të Moncalierit, ne jemi të gatshëm për të marrë përsipër funeralin, në qoftë se autoritetet nuk kanë rënë akoma në gjurmë të të afërmve të vajzës dhe pa dashur të ndërhyjmë në asnjë mënyrë me hetimet në vazhdim”, ka thënë kreu i Komunës, Paolo Montagno. Anxhela Meçani kishte vetëm një muaj e gjysmë që ishte shpërngulur në Torino. Vrasja e saj mbetet ende mister, edhe pse mediat italiane kanë shkruar se një dëshmitar e ka njoftuar policinë për ngjarjen, pasi ka thënë se e ka parë atë që dikush e ka hedhur nga një veturë në lëvizje.  “La Repubblica” shkruan se dyshohet që vajza e re merrej me prostitucion.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2018 - 11:08

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Trolyl”, ku janë sekuestruar  katër mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë.

Postuar: 15/12/2018 - 10:48

Ndërkohë që studentët vijojnë sot ditën e dhjetë të protestës, pa pranuar dialog, por vetëm me

Postuar: 15/12/2018 - 10:43

Banorët e “Unazës së Re” janë nisur drejt kryeministrisë për t’iu bashkuar prot

Postuar: 15/12/2018 - 10:36

Protesta e studentëve futet sot në ditën e saj të 11-të dhe si duket ata as nuk kanë ndërmnd të

Postuar: 15/12/2018 - 10:30

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës jep informacion zyrtar për situatën aktuale të portev

Postuar: 15/12/2018 - 10:13

Ish-shoqja e Taulant Mukës, ish-zv.ministër i Arsimit, përmes një postimi në rrjetet sociale ka