BREAKING NEWS

“Është një xhelat i vërtetë”, ish-Presidenti Meta paralajmëron Ramën: Do të përdorim ligjet e tij për të...

“Është një xhelat i vërtetë”,
x
BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x

Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, arrest me burg për Arjan Tasen, zbardhet dëshmia e tij: Po të ktheja motoskafin në anën tjetër, do vrisja familjen time

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, arrest me burg për Arjan

Gjykata  e Vlorës caktoi masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e  policisë Arjan Tase, i cili goditi për vdekje vajzën 7-vjeçare Jonada Avdia me motoskaf në plazhin e Potamit në Himarë ditën e martë. Ish-shefi i Komisariatit të Himarës dhe ish-shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet të Elbasanit u shoqërua nga forca të shumta policie ditën e djeshme, ndërsa në gjyq nuk u shfaq asnjë person tjetër përveç avokatit, prokurorit dhe gjyqtarëve të çështjes. Seanca e djeshme zgjati 80 minuta. Në dëshminë e dhënë para togave të zeza, Tase deklaroi se nëse do të kthente motoskafin “Nëna 154” nga krahu i kundërt ku ndodhej viktima, ai do të kishte goditur për vdekje familjen e tij, gruan me djalin e madh dhe motrën e tij me nipërit. Ai shtoi se për shkak të dallgëve, po qëndronte në distancë të afërt nga personat që po laheshin në det. "Nuk do të doja kurrsesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi,  por fati im i keq. Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time. Nuk doja të ndodhte. Pashë që kishte dallgë, po qëndroja pak larg njerëzve”, tha Tase. Megjithatë, dëshmia e tij mund të vazhdojë ta rëndojë akoma më tepër, pasi ai  ka injoruar VKM për ruajtjen e distancës së mjeteve motorike lundruese nga bregu i detit. Bazuar mbi këtë shkak si dhe për faktin që zotëronte leje drejtimi për lundrimin me motoskaf, ai do të gjykohet për veprën penale “vrasje me dashje”, për të cilën rrezikon të dënohet nga 10 deri në 20 vite burg.

Kushëriri  i viktimës: I bërtitëm ‘Ndalo se e vrave’, Tase vazhdoi të ecte, s’dha ndihmë
Por, dëshmitë e kushëririt  dhe babait të viktimës provojnë se Tase injoroi totalisht distancën e qëndrimit në ujë dhe për më tepër nuk dha asnjë lloj ndihme për vajzën e ndjerë dhe familjen e saj pas përplasjes. Kushëriri i Jonada Avdisë, me inicialet E.Z.,  tregoi në polici se pushuesit i bëritën Tases të ndalonte motoskafin pasi goditi me helikën e motorrit vajzën e mitur, por ish-punonjësi i policisë nuk e ndaloi mjetin lundrues dhe nuk i shkoi për t’i dhënë ndihmën e parë viktimës dhe familjes së saj. Kjo gjë vërtetohet edhe nga pamjet e një videoje pak pas ngjarjes tragjike. “Ishin duke u larë në det dhe në këto momente një skaf i madh u afrua. Kur erdhi pranë skafi, mori njerëz në breg dhe në ato çaste goditi fëmijën me helika. Të gjithë ne të tjerët që ishim në breg filluam t’i bërtisnim drejtuesit të skafit: ‘Ndalo se e vrave vajzën’. Drejtuesi i skafit vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra në det dhe e nxora Jonadën e pajetë”, dëshmoi para organeve të rendit i afërmi i viktimës.
Babai i vajzës: Tase kaloi kordonin me litar, erdhi me shpejtësi drejt meje dhe Jonadës
Në polici ka dhënë dëshminë edhe i ati i viktimës 7-vjeçare, Bledar Avdia. Ai tregoi se po lahej në det me të bijën dhe pa një skaf të madh që u ndal pranë bregut të detit. Më pas, Bledar Avdia shton se Arjan Tase me motoskafin e tij kishte kaluar vijën e sigurisë (kordonin me litar që ndalon afrimin e mjeteve motorike lundruese te pushuesit në det) dhe po ecte me shpejtësi në drejtim të tij dhe së bijës. Ai shtoi se mundi të zhytej nën ujë për t’i shpëtuar përplasjes, por fatkeqësisht, vajza e tij u pre në të gjithë trupin nga helika e motorit. Babai i vajzës së mitur rrëfeu se Arjan Tase fillimisht u largua me motoskafin e tij, por më pas u kthye dhe ndaloi në breg. “Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, mësohet të ketë thënë babai i 7-vjeçares”, thuhet në dosjen hetimore të ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë Shqipërinë.