Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vdekja e Fatos Arapit, Ruçi: I këndoi tokës me fuqinë e shpirtit nuk i përcolli lexuesve alarme të sajuara

Postuar: 11/10/2018 - 12:32

Pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Fatos Arapi, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese.

Përmes një letre, Ruçi ka ngushëlluar familjarët e shkrimtarit të dashur për të gjithë shqiptarët.

MESAZHI I NGUSHËLLIMIT
Të dashur pjesëtarë të familjes së shkrimtarit tonë të nderuar, Fatos Arapi, Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Fatosit, njeriut të dashur për ju dhe për të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë. Me ikjen e tij po fluturon drejt qiellit një shtërg tjetër nga të fundmit e letërsisë dhe kulturës shqipe të shekullit të njëzetë. Fatos Arapi ishte një shkrimtar, poet, pedagog, studiues intelektual dhe patriot i shquar. Ai shkroi dhe i kushtoi të gjithë talentin e vet atdheut dhe krijoi lirika magjepsëse për lirinë dhe njerëzit e lirë të këtij vendi. Në të dy shekujt që shkroi, Ai përjetoi dhe u përcolli lexuesve jo alarme të sajuara, por shqetësimet reale të botës dhe kohërave të shqiptarëve. I qoftë i lehtë dheu i tokës, të së cilës i këndoi me të gjithë fuqinë e shpirtit, furinë e pasionit dhe talentit të tij të rrallë.

Sinqerisht i juaji,
Gramoz Ruçi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 23:48

 Gazetari  Andi Bejtja duket se nuk e ka përmbajtur veten sonte në “Opinion”, ku gjatë një momenti nervozizmi ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm ndaj panelistëve përballë.

Postuar: 21/02/2019 - 23:29

Policia greke e Kakavijës ka bllokuar një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shq

Postuar: 21/02/2019 - 23:27

 Deputetja Grida Duma është një prej figurave femërore me seksi të Partisë Demokratike.

Postuar: 21/02/2019 - 23:16

Analisti Lorenc Vangjeli, parashikon një situatë problematike pas djegies së mandateve nga ana e

Postuar: 21/02/2019 - 22:05

I ftuar në emisionin ‘Open’ me Eni Vasilin, Baton Haxhiu deklaroi se djegia e mandate

Postuar: 21/02/2019 - 21:23

Gazetari Blendi Fevziu ka analizuar gjendjen që po kalon shteti shqiptar nisur nga vendimi i opoz

Postuar: 21/02/2019 - 21:20

Analisti Artan Hoxha thotë se Rama pas deklaratës së sotme (21 shkurt) nuk ka më mundësi për refl