Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vdekja e foshnjave, reagon materniteti "Koço Gliozheni"

Postuar: 12/01/2018 - 13:32

Deputeti i PD, Bardh Spahia deklaroi gjatë ditës së djeshme, që po vdesin foshnjat në maternitetin “Koço Glizheni”. Sipas deputetit demokrat foshnjat po vdisnin nga mungesa e inkubatorëve. Ndërsa sot nuk ka vonuar edhe reagimi i maternitetit “Koço Gliozheni”. Ky institucion ka mohuar kategorikisht ngjarjen, ndërsa thekson se asnjë vdekje nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së inkubatorëve. Mes të tjerash materniteti bën me dije se 8 raste të vdekjeve muajt e fundit kanë ndodhur për shkak të anomalive të rënda.

Reagim i Maternitetit Koço Gliozheni

Në maternitetin Koco Gliozheni priten mbi 4 mijë lindje në vit në kushte optimale nga një personel mjekësor i kualifikuar; kryhen mbi 2500 intervente për patalogji obsetrikale dhe gjinekologjike të ndërlikuara me vdekshmëri amëtare Zero! Vdekshmëria nenonatale, përfshirë edhe këtë aktuale ka pësuar rënie nga vitit në vit.
Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale, Materniteti “Koco Glozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj.

Por cdo mjek e di se, ashtu si në cdo maternitet, paraqiten raste të anomalive të papajtueshme me jetën. 8 rastet e trajtuara gjatë muajve të fundit kishin anomali të rënda si kardiopati kongenitale, hidrops fetal, transfusion feto-fetal, me peshë 800-850 gramë dhe me moshë barre nën 26 javë, për të cilët ekipi i kualifikuar i mjekëve tanë bënë përpjekjet maksimale për trajtimin e tyre, por janë anomali të rënda, të papajtueshme me jetën, që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha strukturat shëndetësore edhe në rajon, Europë. Ekipi i Maternitetit “Koco Glozheni” mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me standarte të larta në kujdesin ndaj nënës e fëmijës dhe u lutet mediave që të japin ndihmesën e tyre të vyer, duke mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme apo qëllimisht të deformuara në rrjetet sociale.

Statusi i plotë i Bardh Spahisë:
Situate e rende ne pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatore dhe poste per oksigjenimin e femijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe. Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise. Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave. Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 08:33

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me videon e përgatitjeve të fundit të itenerarit të artifakteve për 550 vjetorin e Skëndërbeut.

Postuar: 16/01/2018 - 08:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gjormë të Vlorës, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme.

Postuar: 16/01/2018 - 08:22

Prej 30 vitesh konsiderohej e zhdukur po sëmundja e fruthit është rishfaqur në popullatën shqiptare.

Postuar: 16/01/2018 - 08:18

Një bankë e nivelit të dytë, e cila ndodhet brenda ambienteve të Hipotekës së Tiranës, ka rënë pre e grabitjes mesditën e djeshme nga autorë të armatosur dhe me maska, të cilët

Postuar: 16/01/2018 - 08:06

Presidenti turk Reçep Tajip Erdogan paralajmëroi dje SHBA se po “luan me zjarrin” në lidhje me krijimin dhe trajnimin e forcës kurde të sigurisë në kufirin jugor të

Postuar: 16/01/2018 - 08:03

Pas shlyerjes së plotë për ish të përndjekurve që janë gjallë, qeveria mund të anulojë kompensimet për trashëgimtarët, veçanërisht përtej brezit të parë.

Postuar: 16/01/2018 - 08:00

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të vënë në zbatim planin B për bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.