Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vdekja e foshnjes në Durrës/ Reagon spitali: Trajtim maksimal nga mjekët, foshnja me sindromë të rrallë gjenetike

Postuar: 12/09/2018 - 19:05

Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e fëmijës së tyre, drejtoria e spitalit rajonal të Durrësit sqaron opinionin publik, në lidhje me lajmin e publikuar në media për “mosveprim të mjekëve në rastin e humbjes së jetës së një foshnje të porsalindur” si vijon:

Pacientja V.G. u paraqit në spital më datë 07.09.2018 në orën 08.00, gravidance 39 javë, paraqitje podalike dhe menjëherë u krye ndërhyrja sectio caesarea segmentare.Pacientja është asistuar me profesionalizëm gjatë lindjes dhe foshnja u reanimua në sallën e operacionit dhe më pas në repartin e terapisë intensive, në mënyrë kosultative.

Sipas mjekut operator, ekstraksioni i fetusit paraqiti vështirësi dhe u vu re gjatë lindjes frakturë femorale dhe humerale, vërtetuar dhe me grafi.
Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, në konsultë me ortopedët dhe shërbimin terciar, por fatkeqësisht fëmija ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë më datë 11.09.2018.

Sipas mjekëve, foshnja dyshohet të ketë patur një sëmundje të rrallë gjenetike, anomali skeletike kongenitale, që mund të vlerësohet nga autopsia.

Aktualisht është kryer autopsia dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-logjore për shkakun e vdekjes së foshnjes.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 23:49

Policia ka arrestuar juristin e Hipotekës së Shkodrës dhe tre persona të tjerë pasi akuzohen për korrupsion pasiv.

Në pranga kanë rëndë Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër dhe Sokol Tirana.

Postuar: 20/09/2018 - 23:37

Një rrahje në një familje në Shijak, ka për protagonistë babanë dhe dy fëmijët e tij,

Postuar: 20/09/2018 - 23:24

Deputeti i Partisë Socialiste Durim Hushi ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Postuar: 20/09/2018 - 23:06

Një burrë i ka dhënë fund jetës së tij, duke konsumuar fostoksinë.

Postuar: 20/09/2018 - 22:43

 Alfred Peza deklaroi në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili se opozita ka

Postuar: 20/09/2018 - 22:22

Deklarata e Monika Kryemadhit në emisionin "Open" se në Llakatund të Vlorës është gjetu

Postuar: 20/09/2018 - 21:07

Karabinierët e Firences kanë mbyllur rubinetet e një prej organizatave kryesore të trafikut të dr