Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vdekja e gruas në minierën e vdekjes, reagon sindikata: Prokuroria të mos bëj sehir

Postuar: 16/05/2018 - 16:00

 Pas vdekjes së 50 vjeçares në minierën e Bulqizës ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Shpresa Rami vdiq pasi u shtyp nga një kamion teksa po mblidhte krom në minierën e vdekjes. “Nuk kanë të sosur tragjeditë në galeritë e vdekjes në Bulqizë, ku babëzia nuk po kursen as gratë, që të detyruara nga halli punojnë në miniera, madje bashkë me fëmijët e tyre. Shpresa Rami 50 vjeçe humbi jetën këtë të mërkurrë në një galeritë e zonës D në Bulqizë teksa po seleksionte krom. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh keqardhjen familjes Rami dhe i bën apel prokurorisë të mos bëjë sehir, por të vihet në lëvizje dhe të zbardhë këtë ngjarje. Pak ditë më parë në të njetën galeri u rregjistrua vdekja e një minatori, këto bilance janë tragjike. Çdo javë nga një minator ndërron jetë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike. Pronarët e galerive të vdekjeve shqyhen lokalevë të bllokut me politikanë,ndërsa pronat e tyre, ku aksionerë janë edhe politikanë ,janë kthyer në tmerrin e banorëve të Bulqizës. Babëzia po vijon të marrë jetë njerëzish në Bulqizë dhe shteti ka zgjedhur heshtjen”, thuhet në reagimin e KSSH.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2018 - 11:47

Ashtu siç u paralajmëru veç disa instalacioneve me simbolikë kundër qeverisë, e veçanërisht kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, pas fjalimit të kryedemokratit Lulzim Basha protestuesit hedhën qindra tymuese e bojë në drejtim të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Postuar: 26/05/2018 - 11:38

Pak minuta pasi ka nisur të flasë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shënuar edhe incidenti i parë në protestë.

Postuar: 26/05/2018 - 11:27

Nga sheshi “Skënderbej” dhe rrugët e tjera vijon marshimi qytetarëve të mbërritur nga rrethet dhe zonat e ndryshme të Tiranës.

Postuar: 26/05/2018 - 11:15

Këto janë disa  nga pamjet që na vijnë nga protesta e sotme e cila sapo ka nisur.Gazetarët tanë në terren raportojnë se njerzit janë akoma duke u mbledhur.

Postuar: 26/05/2018 - 11:06

Në tubimin e sotëm para Kryeministrisë opozita ka zgjedhur disa mënyra për të protestuar.

Postuar: 26/05/2018 - 11:00

Protesta e opozitës është gati për të filluar. Ndërsa protestuesit po mblidhen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ forca të shumta policia po monitorojnë zonën.

Postuar: 26/05/2018 - 10:48

Protestës së opozitës sot ku kërkohet rrëzimi i Ramës nuk mund t'i mungonte Stresi.