
Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Vdekja e Jonadës në Himarë, mediat britanike: 7-vjeçarja u godit nga skafi i policit, drejtësia duhet dhe do të vendoset

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Gusht 2022

Media britanike “The Mirror” ka pasqyruar ngjarjen e rëndë që ndodhi në brigjet shqiptare, tragjedinë ku humbi jetën Jonada Avdia, vajza 7 vjeçare e goditur nga skafi i shefit të policisë, tashmë të shkarkuar dhe përjashtuar, Arjan Tase.
Sipas Mirror, 7-vjeçarja Jonada Avdia, jetonte në Barking, në lindje të Londrës.
“Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm pasi dyshohet se u godit nga skafi i një polici jashtë shërbimit teksa po pushonte në Shqipëri.
Vdekja e Jonada Avdias ka sjellë protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.
Shtatë vjeçarja humbi jetën pasi polici Arjan Tase dyshohet se po manovronte rrezikshëm me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë.
Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës shoferi i skafit humbi kontrollin dhe goditi fëmijën nga Barking në Londër, e cila vdiq menjëherë në vendngjarje.
Ai pritet të dalë të premten para gjykatës së Vlorës pasi u akuzua për vrasje nga pakujdesia”, shkruan Mirror.
Shkrimi në median britanike:
Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm pasi dyshohet se u godit nga skafi i një polici jashtë shërbimit teksa po pushonte në Shqipëri. Vdekja e Jonada Avdias ka sjellë protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.
Shtatë vjeçarja humbi jetën pasi polici Arjan Tase dyshohet se po manovronte rrezikshëm me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë. Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës shoferi i skafit humbi kontrollin dhe goditi fëmijën nga Barking në Londër, e cila vdiq menjëherë në vendngjarje.
Arjan Tase dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme me skafin e tij. Ai pritet të dalë të premten para gjykatës së Vlorës pasi u akuzua për vrasje nga pakujdesia. Mësuesi Bislim Ahmetaj ka shpërndarë një postim emocionues në rrjetet sociale duke thënë: “Shqiptarët po vajtojnë për Jonadën dhe familjen e saj, ndërsa për ty, vrasës i fëmijëve dhe ëndrrave, nuk do të ketë varr.”
“Drejtësia për Jonadën duhet dhe do të vendoset nga qytetarët shqiptarë”. Ai zbuloi gjithashtu një bisedë prekëse që kishte bërë me babain e vajzës, Bledarin. Ai shkruan se babai i pikëlluar i tha se: Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua.
7-vjeçarja ishte me pushime me familjen e saj në vendlindjen e prindërve, por prej dy dekadash jetonin në Britaninë e Madhe dhe Jonada ka lindur në Londër.
Për shkak të aksidentit katastrofik, shefi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shkarkoi rreth 15 efektivë, duke thënë se “nuk do të toleronte asnjë punonjës policie, drejtues i cili nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat e policisë, në interes të mbrojtjes së jetës së qytetarëve”.
Ky është rasti i tretë në një muaj ku skafet në plazhet e Shqipërisë u shkaktojnë aksidente turistëve dhe autoritetet deklaruan se po kryenin kontrolle këtë verë në mjete lundruese. Qirinj dhe lule janë vendosur aty ku humbi jetën Jonada, si dhe para Kryeministrisë.
Më të lexuarat


Tragjedia në Shkodër, zbardhen detaje të reja, si e vrau 68-vjeçari nipin nga pakujdesia

Policia ‘bën namin’ në Vlorë, arrestohen tre shoferë dhe vendosen 1375 gjoba në një javë

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Aksident i rëndë, përplaset ambulanca në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja” (Detajet)

Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Stoltenberg: Strategjia e Ballkanit Perëndimor, me rëndësi për Aleancën, po shqyrtojmë ofertën e Shqipërisë

Aksident i rëndë në Kardhiq-Sarandë, makina humb kontrollin e del nga rruga (Detajet)

Arrestohen dy persona në Gjirokastër, ja çfarë ‘i fundosi’ (DETAJE)

Shmanget tragjedia në Shëngjin, 4 persona rrezikuan të mbyteshin pasi u larguan me komardare 1 milje larg bregut, 3 prej të cilëve të mitur. Policia publikon pamjet

Tragjedia në Himarë/ Flet e afërmja e Jonadës dhe tregon për familjen e vogëlushes: Kur kishte hall të madh kryeministri më ka telefonuar. Prindërit e saj…

Aksion blic/ Arrestohet 24-vjeçarja në Tiranë! Ja çfarë zbuloi policia gjatë hetimeve
