BREAKING NEWS

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli nuk bën efekt”, shqiptari i infektuar në Itali zbulon 'sekretin' për të mposhtur COVID-in, ka dhe një apel për qytetarët  

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli
x

Aktualitet

Vdekja e Nexhmije Hoxhës, mediat ndërkombëtare shkruajnë për gruan e ish-diktatorit

Vdekja e Nexhmije Hoxhës, mediat ndërkombëtare shkruajnë

Mediat e huaja kanë shkruar për lajmin e vdekjes së Nexhmije Hoxhës, gruas së diktatorit Enver Hoxha.

“Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit të Shqipërisë, vdes në moshën 99-vjeçare”, ky është titulli i “The Guardian”. 

Nga media prestigjioze shkruhet se Nexhmije Hoxha drejtoi propagandën e ish-diktatorit.”Gruaja e tij vdiq në shtëpinë e saj, e rrethuar nga libra dhe foto të burrit të saj, fëmijëve dhe nipërve dhe mbesave që ajo kishte marrë me vete kur u dëbua nga vila e tyre epokës komuniste. Ajo drejtoi makinën e tij të propagandës, një institut të Marksizmit dhe Leninizmit dhe Frontin Demokratik – një organizatë ombrellë që shërbeu si një mjet i kontrollit të Partisë Komuniste.”, shkruan The Guardian.

“Vdes Nexhmije Hoxham gruaja e diktatorit shqiptar”, ky është titulli i “The Ëashingon Post”. “Në 1991 ajo u burgos dhe në 1993 u dënua me 11 vjet burg për korrupsion dhe abuzim të parave publike. Ajo u la e lirë katër vjet më vonë pas një amnistie”, shkruhet për të nga kjo median

Për vdekjen e saj ka shkruar edhe France.24.”E veja e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, ka qenë personalisht e përfshirë në ekzekutime dhe dëbime gjatë regjimit”, shkruan “France 24”.

Një ditë më parë ndërroi jetë e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Ajo ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në banesën e saj në Laprakë. Lajmi është konfirmuar nga një prej djemve të saj, Iliri. Përcjella e saj për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme në orën 12, ndërsa eshtrat e saj do të vendosen pranë atyre të bashkëshortit të saj në varrezat e Sharrës.