BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vdekja e tre pjesëtarëve të familjes/ Zbardhet dëshmia e vajzës që mbijetoi, babai trondit me deklaratën: I ka helmuar dikush, atë natë…

Vdekja e tre pjesëtarëve të familjes/ Zbardhet dëshmia e

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares dhe autores Evis Ahmeti, u trajtua ngjarja e rëndë në fshatin Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën në 14 shkurt të 2020 tre pjesëtarë të familjes Tola.

Kryefamiljari Ylber Tola rrëfehen ekskluzivisht detajet e ngjarjes dhe dyshimet e tij për persona të cilët edhe i ka denoncuar në organet kompetente. Ai dyshon se bashkëshortja, vajza dhe djali nuk ndërruan jetë si pasoje e rrjedhjes së gazit, por se një person i ka helmuar.

Ylber Tola: Unë asaj kohe që ndodhi ngjarja isha në Greqi. Komunikonim me telefon dhe ishte data 13 shkurt 2020, atë ditë unë bisedova me nusen dhe më tha se do shkonte tek familjarët e saj të cilët ishin vetëm 30 minuta larg nga banesa jonë. Ajo u nis për atje sepse shkonte në këmbë nëpërmjet një pylli. Kur mbërriti fola sërish në telefon dhe ajo kishte vajtur, e pyeta sesi po kalonin dhe sesi ishin pjesëtarët e familjes së saj. Atë ditë i thash se të nesërmen do shkoja herët në një punë tjetër shumë larg dhe do ti merrja në telefon vonë rreth orës 16:00.

Të nesërmen më merr goca e pronarit dhe më kërkoi të shkoja në shtëpi se kishte disa punë për të bërë, mirëpo më mori dhe pronari dhe vëllai im, aty kuptova diçka kishte ndodhë me familjen time. U nisa direkt, më shoqëroi vëllai me vete dhe mora pasaportën me vete. Rrugës unë e pyesja pafund çfarë ka ndodhur me familjen time, por askush nuk më thoshte gjë. Kur mbërrita në shtëpi pashë vetëm makina dhe njerëz, po bërtisja me të madhe se çfarë ka ndodhur, ku janë familjarët, por njerëzit më thanë se janë helmuar dhe janë në spital.

Mirëpo pash tre arkivole që po vinin në shtëpi. Aty më bënë gjilpëra dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam mbajtur me qetësues dhe ato ditë nuk mbaj mend asgjë, por më vonë unë kam filluar që të shkoj në prokurori në polici. Por ato ditë të mortit unë me vëllain ndiem një erë të keqe në divanin ku u ulëm, shkova të takoja shefin e policisë për provat dhe faktet në dhomën e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, policia më tha nuk kemi mjete, por ne dyshojmë nga soba. Me vajzën e mbijetuar u takova mbas një jave pasi doli nga koma, por vajza nuk dinte asgjë çfarë kishte ndodhur, shkova me një psikologe dhe ajo ja tha se nëna dhe vëllai dhe motra nuk jetonim më. Ishte dajesha e saj e cila e mbështeti, por vajza e përjetoi shumë keq, më pas vajza mbante mënd se çfarë kishte ndodhur një ditë më parë. Ekspertiza s’ka thënë asgjë veç helmimit nga gazi, por janë hamendësime sepse asnjë provë nuk është marrë. Ato ditë shtëpia dhe dhoma vinte erë shumë e rëndë helmi dhe të digjnin sytë, për këtë ka dhe dëshmitar. Atë ditë të nesërmen kunata ime ka parë që nga familja ime nuk po dilte njeri dhe ishin bërë merak, kishin hyrë nga sipër se dera është e mbyllur. Kunata ime më tha se ishte e hutuar dhe s’mban mend, por kunata ka qënë e para që i ka gjetur trupat, kishte parë që gruaja, vajza dhe djali ishin pa jetë. Por kishte parë vajzën që ishte e gjallë dhe njoftuan policinë dhe ambulancat. Unë për atë ditë nuk kam asnjë informacion mbi trupat, mbi ngjarjen, mbi asgjë. Më është thënë se nga soba kanë ndërruar jetë, por kjo nuk është e vërtetë, pasi në dhomë ka pasur erë dhe janë helmuar. Madje pas vdekjes, vëllai im në njërin nga këndet e shtëpisë, qelbej erë e rëndë helmi ku të merrte frymën, pikërisht aty ku vinte erë ishte ulur një ditë më parë 30 vjeçarja. Pas 3 ditësh nga ngjarja unë e thirra si nuse e kushëririt që të shërbente sado pak, erdhi qëndroi shumë pak dhe iku, madje edhe kur unë e takoja përballë ajo më shmangej dhe zverdhej. Dyshova që kjo ka diçka që reagon kështu, por dyshoj se bashkë me të  mund të jetë edhe dikush tjetër brenda familjes time. Gjithmonë unë asnjërit s’ja kam lëshuar dorën, por ai që do të bëjë të keqen ta bënë. E kam pyetur këtë pjesëtar të familjes dhe më ka pohuar se nuk kam gisht unë. Asaj 30 vjeçares dua ta kapi policia dhe ta gjykojë apo hetojë çështjen. Kam pasur marrëdhënie të mira me burrin e 30 vjeçares por edhe mund të mos dijë asgjë ai.

Vajza e mbijetuar e familjes Tola:

E mori gjyshi në telefon mamin, i tha që a mundesh të vish sepse nusja e dajës ishte e sëmurë dhe duhet të shkonte. Na la në shtëpi ne fëmijëve, pas 30 minutash në shtëpinë tonë thotë se më telefonoi mami juaj që të iu shërbej se jeni pa qef. U ul afër meje, u çua motra ti bënte kafe dhe nuk pranoi. Ndërsa mami im kishte marrë nusen e xhaxhit që të nisej vëllai dhe djali i xhaxhit të shkonin të merrnin mamin se u errësua. Ajo atë moment u çua dhe iku. Mami im nuk hyri brenda në shtëpi por ia dha motrës telefonin ta çonte në karikim dhe vet shkoi tek xhaxhi. Në darkë mami u fut në shtëpi dhe kur po darkonim mami e irrituar tha edhe kur të martoheni mos dilni nga shtëpia sepse sot në pyll pash 30 vjeçaren me dikë tjetër me një burrë tjetër. Atë natë ne u shtrim dhe gjatë natës motra që ndërroi jetë ra nga krevati dhe unë u çova dhe i dhashë dy gota ujë. Por ajo 30 vjeçarja qëndroi në shtëpinë tonë 3 orë para se të vinte mami. Unë qëndroja e shtrirë në fakt se isha me grip, por ajo nuk kishte hyrë kurrë brenda dhe të qëndronte 3 orë. Mami ishte shumë e inatosur dhe na kërkoi të mos dilnim nga shtëpia edhe kur të martohemi. Unë kur u zgjova atë natë  motra ra nga krevati, mbaj mend vetëm momentin që i dhashë ujë. Kur u zgjova nuk e dija që kishin ndërruar jetë motra, vëllai dhe mami. Më vonë i tregova vetëm babit që mami më kishte thënë një bisedë të tillë. Kjo 30 vjecarja pas ngjarjes vinte shpesh më pyeste se a po e kërkonte babi ngjarjen dhe detaje të tjera për të cilat ishte e interesuar