BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Aktualitet

Vdekja misterioze e katër shtetasve rusë në Qerret, futet në lojë ushtria, eksperiment për agjentë biologjikë

Vdekja misterioze e katër shtetasve rusë në Qerret, futet në

Prokuroria e Kavajës ka kërkuar përfshirjen e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në hetimet për vdekjen misterioze të katër turistëve rusë më 15 tetor të këtij viti në Golem të Kavajës. Më saktë prokuroria ka kërkuar ndihmën e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes për të zhvilluar një eksperiment mbi vdekjen e rusëve. Eksperimenti ka si qëllim të provojë nëse në vdekjen e rusëve janë të përfshirë agjentë biologjikë. Është kërkuar nga agjentët e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes që të kryhet një eksperiment në ambientet e pishinës së hotelit për të provuar nëse katër shtetasit rusë kanë vdekur si pasojë e agjentëve kimikë, pasi kjo agjenci ka laboratorin e duhur për të evidentuar nëse janë përdorur agjentë biologjikë. Pak kohë më parë u bë me dije se do të inskenohej vdekja në prezencë të ISHP-së dhe mjekësisë ligjore. Kujtojmë se në një njoftim për mediat, Prokuroria e Kavajës e cilësoi vdekjen e katër turistëve rusë, si vrasje në rrethana cilësuese. Pista kryesore për vdekjen e rusëve është asfiksia nga klori i përdorur në ambientet e pishinës, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht ky shkak. Nga Prokuroria e Kavajës ende nuk ka persona të shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Provat e mbledhura dhe dëshmitarët e marrë nuk kanë hedhur ende dritë mbi misteret që rrethojnë vrasjen e ndodhur në Kavajë. Hetime për vdekjen e rusëve po zhvillohen dhe nga shteti rus pas mbërritjes së trupave të tyre në Rusi.

Vdekja e turistëve

Katër shtetas rusë u gjetën të vdekur më 15 tetor të këtij viti në një hotel në Qerret të Kavajës. Viktimat ishin çifti i bashkëshortëve rus Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç. Rusët kishin ardhur nga Ohri në vendin tonë për pushime, por u kthye në tragjedi. Pas kthimit nga Ohri turistët rusë janë ngjitur në dhoma ku kanë porositur saunën. Nga kamerat është kapur dhe momentin kur ata zbritën nga dhomat dhe u futën në sauna. Një nga punonjëset e hotelit në dëshminë e saj tha se turistët ishin pyetur nëse kishin nevojë për gjë për të ngrënë apo për të pirë dhe ata janë përgjigjur se nuk u nevojitej asgjë. Fillimisht për vdekjen e katër rusëve u tha se kishte ardhur si pasojë e asfiksisë, duke qenë se u gjetën të pajetë në saunën e hotelit. Më pas u aludua se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike apo dhe helmimi me agjentë biologjikë. Megjithatë misteri mbetet ende i pazbardhur. Trupat e katër viktimave u tërhoqën në morgun e kryeqytetit nga djali i çiftit Burenkov, Aleksander Burenkov, përfaqësues i një kompanie medicinale. Për sa u përket viktimave ata kanë pasur kanë profil të ulët në rrjetet sociale dhe gjithashtu nga mediat ruse është dhënë shumë pak informacion. Nga disa media në Shqipëri u përfol se Sergei Burenkov ishte ish-gjeneral, gruaja e tij Natalia mësuese ndërsa Ekaterina Burenkova ishte agjente Imobilare.