BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Aktualitet

Vdekja misterioze e 4 rusëve në Qerret, dy ekspertët e njohur tregojnë pse përjashtohet asfiksia dhe çfarë mund të ketë ndodhur: Ja ku duhet të përqendrohen hetimet, është shumë e rëndësishme që...

Vdekja misterioze e 4 rusëve në Qerret, dy ekspertët e njohur

Vdekje aksidentale apo vrasje në rrethana cilësuese, është ky misteri që mbetet ende i pazbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi javën e kaluar në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë, anëtarë të së njëjtës familje.

Eksperti i rendit, Fatjon Softa dhe ai i kriminalistikës Ervin Karamuça në një intervistër për Fax neës propozuan që për hetimet e kësaj ngjarje Shqipëria të kërkojë ndihmë dhe nga NATO, pasi në vendin tonë mungojnë laboratorët e specializuar për trajtimin e rasteve të tilla.

“Ne e dimë që ka pasur shumë problematika me politikanë rusë që kanë humbur jetën në shtete të tjera. Ne e kemi për detyrë që të ndriçojmë mendjen e të gjithëve, ne jemi një pikë nevralgjike në Ballkan, por duhet të kemi raporte të sakta të policisë për ti qëndëruar kësaj teze”, tha Karamuça.

Ndërkohë që Softa u shpreh se e përjashton pistën e asfiksisë, duke marrë parasysh se të paktën njëri prej viktimave do të kishte mundësi që të kërkonte ndihmë, dhe vdekja nuk mund të kishte ndodhur në të njëjtën kohë.

“Ka raste si asfiksia në sauna, përdorimi i klorit të tepruar, pista e ushqimit që kanë konsumuar. Por për mendimin tim ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të asfiksisë, nuk mund të vdesin 4 veta në të njëjtën kohë, një mashkull është më i fortë fizikisht se një femër, unë mendoj që do të jetë diçka jashtë saunës, jashtë pishinës, duhet të shihen nëse janë faktorë të tjerë biologjikë.

Janë elementë që nuk mund të kapen përmes autopsisë. Klori është një substancë, që ne e pimë, edhe pse në sasi të vogla. Unë e përjashtoj këtë pistë, shpreh shqetësim që policia shqiptare duhet të ketë në dorë të gjitha provat, përfshirë kamerat e sigurisë në hotel. I mbetet hotelit pjesa që kanë vdekur aty”, u shpreh Softa.

Eksperti Karamuça tha më tej se në rrethanat në të cilat është zhvilluar kjo ngjarje, çdo person duhet trajtuar si i dyshuar dhe se çdo provë mund të merret bnë shqyrtim, përfshirë edhe klientë të tjerë që mund të kenë qenë të pranishëm në hotel në të njëjtën kohë me familjen nga Rusia.

“Në fakt unë nuk kam një informacion zyrtar, shumë vende aplikojnë informacionet paraprake, ne nuk e kemi si kulturë këtë, mund të ketë abuzime nga persona dashakeq me këtë boshllëk që krijohet. Çdokush në këto rrethana mund të targetohet dhe si i dyshuar, duhet të krihen të gjitha kompenentët në vendngjarje, që mund të kenë shkaktuar vdekjen e këtyre personave.

Mund të kontrolloheshin të gjithë klientët e hotelit, sendet e tyre, aksesorët e tyre. Të kontrollheshin edhe koshat e plehrave jashtë hotelit, dhe shkëmbim i vazhdueshëm i informacioneve me Maqedoninë e Veriut”, u shpreh eksperti.

Ndërkohë për Fatjon Softën është shumë e rëndësishme që të merret i gjithë regjistri i komunikimeve elektronike të viktimave, për të parë të gjitha kontaktet e tyre veçanërisht në ditët e fundit.

“Unë mendoj se hetimi është dhe duhet të jetë i plotë, në konceptin tim për sigurinë, duhet të ketë kontroll të të gjitha kontakteve të tyre, mesazhet që kanë shkëmbyer, i gjithë regjistri i komunikimeve elektronike, vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet ndonjë kontakt i dyshimtë”, tha Softa.

Karamuça vijoi më tej duke thënë se ngjarja në fjalë nuk mund të hetohet vetëm nga prokuroria e Kavajës dhe se duhet të shtohet personeli që merret me zbardhjen e vdekjes së katërfishtë.

“Mund të shtohet personeli që merret me këtë ngjarje, dhe të mos jetë vetëm në juridiksionin e prokurorisë së Kavajës. Nëse marrim versionin që nuk dua të jetë aspak konspirativ, që mund të jenë përdorur agjentë dhe vektorë, ne nuk i kemi këto laboratorë për ti identifikuar.

Ne jemi vend anëtar i NATO dhe kjo ka një garanci shumë të madhe, kemi të gjithë të drejtën që të kërkojmë ndihmë, pasi NATO ka 2-3 laboratorë për këto elementë kaq specifikë. Nuk mund të themi që në 24 orët e para që kjo është vrasje, gjatë rrugës mund të kemi një version tjetër, shpresoj që të mos kemi të bëjmë me vrasje”, u shpreh Karamuça.

Ndërkohë që për ekspertin Fatjon Softa nuk mund të përjashtohet asnjë prej pistave, sa kohë që edhe autopsia paraprake nuk ka çuar drejt një indicie të re sa i takon hetimeve.

“Nuk mund të përjashtohet asnjë prej pistave, humbja e jetës së tyre në mënyrë enigmatike, nga autopsia nuk është nxjerr ndonjë element i veçantë, pista e vrasjes në rrethana cuiklësuese është ngritur me të drejtë nga ana e Policisë.

Shqipëria nuk i ka detektorët e nevojshëm që të bëjë identifikimin e agjentëve biologjikë, nëse themi vrasje në rrethana të cilësuara, kjo kërkon ekspertizë edhe nga jashtë, për të shkuar drejt herimeve të tjera”, përfundoi Softa në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Qerret.