Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Aktualitet

"Këmbanë alarmi"/ Veliaj flet për infektimin dhe shërimin nga koronavirusi: Djali shfaqi simptomat i pari! Kishte temperaturë 38 për dy ditë resht! Ja ku u infektova

"Këmbanë alarmi"/ Veliaj flet për infektimin dhe

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se nga hetimi epidemiologjik, ka rezultuar se ai është infektuar në takimet familjare, teksa ka zbuluar se ka qenë fillimisht djali i tij, Kajan që kishte shfaqur i pasi simptomat, më pas bashkëshortja dhe ai.

"Ishin takime jashtë pune. Asnjë nga kabineti i punës nuk rezultoi pozitiv, kështu që unë isha i vetmi. Ne e kaluam të gjithë në shtëpi, fillimisht u sëmurë djali, me teomperaturë 38, menduam se kishte dhëmballë, më pas hetimi profesional tregoi që kishte kaluar ai COVID, bashkëshortja dhe pastaj unë. Dhe u futa në karantinë. Ishin dy javë sfiduese, nuk ia uroj as armikut më të madh. Pak kujdes nuk na bën keq", tregon Veliaj.

Ai thotë se tani më gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe se ky virus e ka shfrytëzuar për të reflektuar.

"Jam mirë, shumë më mirë dhe më ka dhënë mundësi që të reflektoj që të mendoj se ca është e rëndësishme, dhe ne ndonjëherë i fusim një mendje të lehtë po jam bërë pak serioz për çështjet e shëndetit. Për mua ishte një kambanë alarmi që jo çdo gjë duhet marrë me sportivitet. Ne e harrojmë që të qenit në formë na ndihmon që të jemi familjarë dhe qytetar më të dobishëm", tha Veliaj.