BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Veliaj- sipërmarrësve italianë: Tre sektorët ku mund të investoni në Tiranë

Veliaj- sipërmarrësve italianë: Tre sektorët ku mund të

“Tirana është sot vendi ideal për të bërë biznes”. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë punimeve në Tiranë, të Forumit të Biznesit Shqipëri-Itali, ku morën pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane.

Kreu i Bashkisë së Tiranës prezantoi disa nga transformimet që ka pësuar Tirana në më pak se tre vite, ndërsa ftoi sipërmarrësit italianë që të shfrytëzojnë potencialet në rritje që ofron kryeqyteti dhe mundësitë për të investuar. Veliaj theksoi se hoteleria, parku industrial në Kashar dhe ekonomia e transporti i gjelbër, janë tre prej fushave ku bizneset italiane mund të investojnë në kryeqytet.

“Janë le të themi 3 fusha madhore ku ne jemi duke kërkuar investitorët. Hoteleria dhe incentivat që Kryeministri dhe qeveria shqiptare ka ofruar sidomos me hotelerinë 4 dhe 5 yje. Pika e dytë prodhimi dhe parkun industrial që po parashikojmë të hapim shumë shpejt në Kashar dhe e treta që ka të bëjë me ekonominë e gjelbër dhe transportin publik të gjelbër”, nënvizoi ai.

Duke u ndalur tek industria e turizmit, Veliaj sqaroi se nga viti 2016 deri në vitin 2017, numri i turistëve që vizitojnë Tiranën është rritur me 2.5 herë duke sjellë nevojën për rritjen e kapaciteteve akomoduese dhe të shërbimeve. “Një prej tyre do të ishte hoteleria dhe gjithë industria e mikpritjes. Jemi qyteti në rajon që ka pasur rritjen më të madhe, të asaj që quhet “city-break”, pra, pushime për vizita në një qytet 3 ose 4 ditore. Kjo është arsyeja se pse ne kemi pjesën më të madhe të fokusit në akupunkturën urbane dhe në ristrukturimin e pjesëve qendrore të qytetit për të përballuar këtë fluks”, u shpreh ai.

Veliaj, deklaroi se Bashkia e Tiranës po inkurajon dhe krijimin e një parku industrial në zonën e Kasharit, në një territor prej 60 ha i cili do u përgjigjet sfidës kryesore që kanë sot bizneset. “Do të mundësonte që shumë prej kompanive  të aksesonin dhe me lehtësi të tjera fiskale”.

Një vëmendje Bashkia e Tiranës po i kushton edhe zhvillimit të asaj që njihet si ekonomia e gjelbër. Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se pas testimeve të para të suksesshme për transportin publik në rrugët e kryeqytetit, një sërë kompanish italiane kanë shfaqur interes për të operuar. “Ideja e tretë, që besoj ia vlen të investohet dhe për të cilat jemi duke kërkuar mbështetje edhe në këtë konferencë ka të bëjë me atë që e quajmë ekonomi e gjelbër. Ne kemi bërë disa testime të transportit publik elektrik në Tiranë. Kemi pasur tashmë disa kompani italiane që kanë paraqitur interes”, theksoi Veliaj.

Aktualisht Tirana prodhon 45% të GDP së venditm ndërkohë që rreth 75 % e kompanive të huaja që punojnë në Shqipëri janë të regjistruara dhe operojnë të paktën me një zyrë nga Tirana.