BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Aktualitet

Veliaj u përgjigjet qytetarëve për trafikun në Tiranë, jep lajmin e mirë: Deri vitin tjetër mbaron dhe...

Veliaj u përgjigjet qytetarëve për trafikun në Tiranë,

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për trafikun në Tiranë.

Veliaj thotë se ngushtimi i rrugëve është legjendë urbane, pasi Bashkia po i jep të drejtë të gjithë qytetarëve, si atyre që përdorin makina dhe atyre me biçikletë, me urban apo këmbësorët.

Më tej Veliaj zbulon se Rruga e Durrësit është momentalisht këtë vit në testim e sipër për të parë se si do të vijojë trafiku. Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës thotë se ngushtimi i rrugëve është legjendë urbane dhe se në të vërtetë rrugët e kryeqytetit nuk po ngushtohen.

‘’Trafiku në Tiranë, sidomos në rrugën e Durrësit ishte keq. Definicioni i inovacionit është provo diçka tjetër dhe provoje si do jetë. Nga rruga e Durrësit hyjmë, nga Mine Peza dalim.

Legjendë urbane ngushtimi i rrugëve. Një korsi tek Myslym Shyri ishte e zënë nga automjetet. Edhe te Rrugë e Durrësit, por tani i është lënë transportit urban.

70% e qytetarëve në Tiranë kanë automjete, 9% kanë biçikleta. Edhe këta të fundit paguajnë taksë.

Edhe këmbësori, edhe çiklisti, edhe ai me urban, edhe ai me makinë duhet të jenë në proporcion.

Detyra e Bashkisë është të sistemojë interesat. Ka dhe shtresa të tjera të popullsisë.

Deri vitin tjetër mbaron dhe mbikalimi i Shqiponjës. Jam në një punë që dëgjoj opinione për rrugët, arkitektura.

Tirana ka më shumë apo më pak vende parkimi? Padyshim që kemi hequr disa te Myslym Shyri, por ka 300 te Skënderbeu. Më parë s’kishte te Bulevardi i Zogu l, stadiumi dhe 7 xhuxhat. Historia e parkimit është sa më shumë bën, aq më shumë kërkohet.

Parimi është sa më shumë rrugë bën, është ftesë që të kalojnë më shumë me automjete.”- tha Veliaj në Neës 24.