BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Veliaj uron çiftin nga Afganistani që do të garojë nesër në Maratonën e Tiranës

Veliaj uron çiftin nga Afganistani që do të garojë

Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, po integrohen ditë pas dite në Tiranë, madje kanë vendosur të bëhen edhe pjesë e Maratonës së 17 Tetorit. Gjatë një pritjeje në zyrën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar dy të rinjtë për angazhimin në jetën publike e posaçërisht pjesëmarrjen e tyre, bashkë me qindra vrapues të tjerë të huaj në Maratonën e cila do ta kthejë të dielën kryeqytetin në arenën më të madhe sportive të vitit.

“Jam shumë i lumtur sot që jam këtu me Hazizin dhe Fatimen, dy miqtë tanë nga Afganistani të cilët kanë vendosur të bëhen pjesë e Maratonës së Tiranës. Unë e di që për ta ka qenë një tranzicion shumë i gjatë dhe i vështirë. Erdhën nga Afganistani, por duan të integrohen në Shqipëri, të hapin edhe një restorant në vendin tonë dhe të fillojnë një jetë të re dhe të krijojnë një familje. I mezipres dhe ngaqë janë dy miq specialë në Maratonën e Tiranës, doja një pritje të veçantë dhe tu uroj atyre shumë sukses.

Sigurisht që kjo garë është e rëndësishme por jo aq e rëndësishme sa gara e madhe që kemi përpara, për të krijuar një familje në vendin tonë dhe për t’ia filluar jetës nga e para, ashtu si shumë prej nesh filluan jetën nga e para kur kanë qenë në emigracion dhe është dashur të përballen me shumë sfida,” u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

Të rinjtë afganë falenderuan kreun e Bashkisë, sidomos për mikpritjen e veçantë që u bëri Tirana bashkëkombësve të tyre. “Jemi pafund të lumtur dhe shumë faleminderit për pritjen. Falënderoj qeverinë dhe qytetarët shqiptarë për mikpritjen shumë të ngrohtë që na dhanë në kohën kur ne kishim nevojë më shumë dhe kur shumë vende të tjera na kthyen shpinën, ishte Shqipëria që na mirëpriti. Ju falënderoj dhe jam shumë entuziast, unë edhe bashkëshortja ime që do i bashkohemi Maratonës së Tiranës,” u shpreh Hazizi. “Unë dua të falënderoj të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht zotin kryebashkiak,” tha Fatima.