Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vëllai i këshilltarit bashkiak dhe kunati i Lul Kullës që i vendosën tritol, kush ishte 53-vjeçari që u ekzekutua sot në Shkodër

Postuar: 10/08/2018 - 09:11

Fatbardh Lici është vrarë mëngjesin e sotëm teksa pinte kafen e mëngjesit nga persona të paidentifikuar. Por viktima nuk është një emër i panjohur për policinë jo vetëm për dyshimet në përfshirje në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë por edhe për shkak të lidhjeve familjare.

 
53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg.
 
Kulla u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.
 
Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur.Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2018 - 23:59

Një i ri, është prangosur nga Polica e Librazhdit. Mësohet se shkaku i prangosjes së tij në flagrancë është kryerja e marrëdhënieve seksuale me një minorene.Sipas Policisë Vendore, arrestimi i A.

Postuar: 20/08/2018 - 22:19

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit tatimor, Enertil Canaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mban

Postuar: 20/08/2018 - 22:18

Rreth 600 te rinj dhe të reja nga e gjithë Shqipëria po marrin pjesë

Postuar: 20/08/2018 - 21:25

E gjithë Lezha është pa drita.

Postuar: 20/08/2018 - 21:06

Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjecar me incialet O.K pasi duke udhëtuar

Postuar: 20/08/2018 - 20:45

Një aksident i rëndë i mori jetën një 33-vjeçari nga Saranda, i identifikuar si Ervis Taka, dit

Postuar: 20/08/2018 - 20:34

 Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ndër