BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Aktualitet

“Vendi është nën pushtetin e...”/ Avokati i njohur bën deklaratën e fortë pas dëshmive tronditëse të Nuredin Dumanit: U tregua se në Shqipëri ka persona që të vrasin pa pikë problemi

“Vendi është nën pushtetin e...”/ Avokati i njohur

Avokati, Kujtim Cakrani ka qenë i ftuar në një intervistë televizive ka folur lidhur me operacionin e zhvilluar së fundmi nga SPAK të koduar ‘Plumbi i artë’ ku u lëshuan 32 urdhër-arreste për persona të cilët kishin marrë pjesë në vrasje dhe vepra kriminale të rrëfyera nga Nuredin Dumani.

Cakrani tha se dëshmia e Dumanit nxori në pah pasigurinë që rrethon sot qytetarët shqiptarë dhe faktoi pamundësinë e prokurorëve apo policisë për të vepruar ndaj këtyre bandave kriminale të cilët nuk zbulohen prej vitesh.

Mes të tjerash, Cakrani tha se nuk mjaftonte dëshmia e Dumanit, por policia duhet që të kishte hetuar më herët dhe të kishte zbuluar personat që kishin kryer këto vepra kriminale.

“Ky është një ndër ato operacione që ka sjellë lehtësimin e qytetarëve sepse janë arrestuar apo janë shpallur në kërkim disa persona me rrezikshmëri të lartë kriminale. Për këtë duhet falenderuar bashkëpunëtori i drejtësisë i cili nxori në pah një sërë ngjarjes, vrasjesh mizore ku publiku shqiptar kuptoi që në Shqipëri ka grupe të tmerrshme kriminale, persona të cilët të vrasin pa asnjë lloj problemi. Nga pikëpamja e rendit, Shqipëria është në një gjendje të tmerrshme dhe qytetarët janë krejtësisht të pambrojtur dhe të ekspozuar ndaj krimit.

Kjo nuk mjafton sepse është policia ajo që duhet të kishte nisur hetimet dhe jo të priste që dikush të bëhej bashkëpunëtor drejtësie. Duke pasur parasysh faktin që në Shqipëri prej vitesh është folur për 20 grupe kriminale apo 4 klane mafioze dhe kjo ka bërë që policia të heshtë. Por duke qenë në këtë situatë, ku Dumani ka treguar për këto vrasje mafioze të tmerrshme, jemi para një realiteti të tmerrshëm të parë vetëm në Siçilinë e viteve ’80. Shqipëria sot gjendet nën pushtetin e krimit. Prokurorët janë inekzistent në zbulimin e organizatave kriminale që operojnë në vend. Unë e kam thënë dhe e përsëris, nuk është e vështirë të identifikosh personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sepse i gjen kudo, i ke me biznese, me makina luksoze me hotele e lloj lloj biznesesh”, u shpreh Cakrani.