Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vendimet e qeverisë, krijohet baza e të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve

Postuar: 11/07/2018 - 22:50

Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme të krijojë bazën e të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (sistemi “e-Leje”), për të gjitha kërkesat dhe lejet, sipas legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Vendimi është marrë me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.Institucioni që administron informacionin në sistemin elektronik të lejeve është Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), në cilësinë e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, që ka akses në sistemin e elektronik të lejeve (“e-Leje”), në drejtim të verifikimit të të dhënave parësore dhe dytësore që kjo bazë të dhënash grumbullon, si dhe të përmirësimit të procedurave që kryhen nëpërmjet sistemit elektronik.

Qeveria miratoi edhe kompetencat e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit si ofrimi i asistencës ligjore dhe procedurale për bashkitë, trajnimin e stafit të bashkive dhe institucioneve, miratimin e listave dhe formularëve TIP të dokumentacionit që do të kërkohen nga autoritetet vendore, për aplikimet on-line, për çdo shërbim që ofrojnë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara ligjore.

Të dhënat e sistemit “e-Leje” janë:

a) Deklaratë paraprake për kryerje punimesh;
b) Leje zhvillimi;
c) Leje ndërtimi për ndërtime të reja me sipërfaqe deri në 250 m² për bashki dhe KKT;
ç) Leje ndërtimi për ndërtime të reja me sipërfaqe më të madhe se 250 m² për bashki dhe KKT;

d) Leje ndërtimi infrastrukture për bashki dhe KKT;
dh) Leje ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues me sipërfaqe deri në 250 m² për bashki dhe KKT;
e) Leje ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues me sipërfaqe më të madhe se 250 m² për bashki dhe KKT;
ë) Leje ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për bashki dhe KKT;

f) Leje ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni për bashki dhe KKT;
g) Leje për ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për bashki dhe KKT;
gj) Leje ndërtimi për prishje të ndërtimit ekzistues për bashki dhe KKT;
h) Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për bashki dhe KKT;
i) Leje për ndryshimin e funksionit për bashki dhe KKT;
j) Leje për ndryshimin e subjektit zhvillues për bashki dhe KKT;
k) Njoftim për fillimin e punimeve;
l) Njoftim për raportin e mbikëqyrjes;
ll) Njoftim për raportin e kolaudimit;
m) Njoftim për ndryshimin e subjektit zbatues;
n) Certifikatë përdorimi për bashki dhe KKT.
Sistemi “e-Leje” ndërvepron me bazat e të dhënave shtetërore. Sistemi “e-Leje” garanton përdorimin e sistemit elektronik të lejeve nga të gjithë aplikuesit dhe institucionet e përfshira, me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe ofrimin e shërbimit me një ndalesë, në kuadër të ushtrimit të funksionit të kontrollit të zhvillimit të territorit, në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 12:59

Gazetari Artan Hoxha jep detaje nga operacioni “Oaz” shtrirë në Tiranë, Shkodër e Hollandë, me 11 të arrestuar që çoi në shkatërrimin e grupit “Bajri”.

Postuar: 22/09/2018 - 12:29

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “TVSH” duke vënë në pranga 4 per

Postuar: 22/09/2018 - 12:29

Pak orë pasi policia e Shtetit dhe prokuroria njoftuan për rezultatet e operacionit “Oaz&rd

Postuar: 22/09/2018 - 12:16

Mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan për ‘shpërdorim detyre’

Postuar: 22/09/2018 - 12:10

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje sot pas arrestimit të 11 personave d

Postuar: 22/09/2018 - 12:07

Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës arrestuan dje “të fortin” e Shkodrës, Safe

Postuar: 22/09/2018 - 11:50

Detaje të tjera dalin në dritë nga aktiviteti i bandës kriminale ‘Bajri’ në Shkodër,