
Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Vendimi i shtetit grek për të bllokuar deri më 8 shkurt pikën kufitare të Kapshticës, MEPJ del me njoftimin e rëndësishëm: Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar në këtë orar! Përjashtohen këto kategori

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2021

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vendimit të palës greke, për të shtyrë afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës deri më 8 shkurt.
Ministria thotë se ky vendin i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, sipas ministrisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
Ndërsa mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Deri në datë 8 shkurt, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Njoftimi i ministrisë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 08.02.2021.
Ky vendim i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
??Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Më të lexuarat


Dhimbje e madhe në familjen e zyrtarit të lartë socialist! Mësohet si u aksidentua 16 vjeçari që po ngiste makinën pa patentë, gjithçka ndodhi pasi festoi ditëlindjen e të atit (DETAJE)

Vrasja e 66-vjeçarit në Tiranë, policia në vështirësi për identifikimin e autorit, vendosen kontakte me autoritetet turke

Trafik kokaine në Korçë dhe Tiranë, përfundojnë në prangat e policisë 4 persona

Vendi sërish në karantinë? Nesër mbledhje jashtë rradhe nga Komiteti i Ekspertëve, priten masa të reja

“Idhulli im ndërroi jetë”/ Djali i regjisorit që humbi jetën nga COVID përlot me mesazh prekës për të atin: Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore, por…

Tragjedi e dyfishtë në familjen Seiti/ Ndërron jetë nga COVID babai i 18-vjeçarit që humbi jetën një javë më parë

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

‘Shkurti i zi’/ 406 viktima nga Covid dhe mbi 29 mijë infektime këtë muaj, nesër mblidhet Komiteti Teknik

Arti në zi! Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Çfarë po ndodh? Radhë kilometrike në doganën e Morinës
