BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Aktualitet

Vendimi i Shahinit për zgjedhjet në universitet, revoltohet Artan Fuga: A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?

Vendimi i Shahinit për zgjedhjet në universitet, revoltohet Artan

Zgjedhje në universitete kur numrat nga Covid-19 janë në rritje, Fuga: A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?

Vendimin e Ministrisë  Arsimit sërish për mbajtjen e zgjedhjeve në universitete, akademiku Artan Fuga e cilëson si një bombë me sahat, pasi në një kohë kur shifrat janë alarmante, nuk mund të mblidhen pedagogë e studentë që të infektojnë njeri-tjetrin.

Postimi i Artan Fugës në Facebook

Ja Vdekje ja Pushtet !!!

Si është e mundur kjo batërdi, ky krim, kjo çmenduri?

Ministria e shëndetit publik njofton për shtim të të infektuarve dhe për të vdekur në spital, kushedi sesa vdesin në shtëpi, do të tmerrohemi ndofta ndonjë ditë poqese e marrim vesh,

kurse Ministria e Arsimit urdhëron që pikërisht këto ditë të bëhet gjoja fushata për zgjedhjet në universitete, ku do të duhen të mblidhen pedagogë e studentë të infektojnë njeri tjetrin!

A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?

A duhet për pushtet të prodhohen vdekje?

Ja vdekje ja liri, apo ja vdekje ja pushtet ?

A ka kod Penal?

A ka më arsye në këtë vend?

Kush dëshiron ta vrasi rininë dhe inteligjencën shqiptare?

Më të lexuarat