BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Aktualitet

Vendimi i shumëpritur, “topi” i kalon kryeministrit Edi Rama

Vendimi i shumëpritur, “topi” i kalon kryeministrit Edi Rama

Liga Profesioniste e Futbollit dhe Ministria e Financave kanë zhvilluar dy takime dhe sot mund të vijë zgjidhja e shumëpritur.  Ngërçi është Ligji i Sponsorizimit dhe për të zgjidhjen duhet ta japë kryeministri Rama, i cili tashmë i ka në tavolinë propozimet dhe duhet të zgjedhë. Një tjetër takim është në program për sot dhe të gjithë i kanë sytë nga ai, duke nisur nga presidentët e klubeve, futbollistët, trajnerët dhe tifozët.

“Kemi përgatitur memon për kryeministrin. Kemi dhënë argumente të të dyja palëve. Për tre pika kemi rënë dakord. Për tatim mbi burimin e kemi lënë ta shohim edhe më pas, mund ta shtyjmë edhe dy vite nëse nuk arrin të formalizohet. Bisedimet kanë qenë të frytshme. Këtë herë Ministria e Financave ishte e gatshme. Në momentin e parë u mërzitën të gjithë kur refuzuan. Edhe mua më ofenduan. Unë i kam miq dhe dua t’i ndihmoj, pasi kanë lënë leshtë. Nuk mund të mbajë një njeri i vetëm një klub futbolli”.

“Kryeministri do ta çojë sportin në rrugë të mbarë. Nëse do kishin ardhur në tavolinë do e kishim zgjedhur. Ka vullnet nga të gjithë ne, edhe nga kryeministri. Parlamenti është ai që vendos për faljen e kamatave dhe gjobave nga detyrimet fiskale. Bojkoti pati një të mirë, që nuk do të fitojë vetëm futbolli. Fiton i gjithë sporti. Ligji i Sponsorizimit bëhet për të gjitha sportet.Do ketë një ligj të mirë dhe do të mund të gjejnë një sponsor. Reagim normalisht do të ketë nga kryeministri. Ai vendosi një njeri të sportit të bisedojë me ta. Unë kam qenë krah tyre edhe në takimet me Ministrinë. Rama do t’i japë një zgjidhje të shpejtë, që nesër ndoshta”, tha mes të tjerash Ylli në emisionin “Pressing”.