Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vendimi për shpalljen e 52 qytetarëve ‘Non Grata’/ Mediat greke me tone të forta: Shqipëria po përshkallëzon tensionet!

Postuar: 09/11/2018 - 18:38

Ditën e sotme 52 grekë u shpallën ‘Non Grata’, duke ndaluar kështu futjen e tyre në territorin shqiptar, pasi akuzohen për thirrjet rraciste anti-shqiptare dje në Bularat. 

Zv. ministri i Brendshëm Sandër Lleshi  në një konferencë për shtyp ditën e sotme u shpreh se ‘Askush nu duhet ta konsiderojë si dobësi urtësinë e Shqipërisë’.

Ndërkohë këtë vendim nga ana e shtetit shqiptar mediat greke e kanë raportuar si përshkallëzim të tensioneve. “Protothema” shkruan në një artikull “Shqipëria po përshkallëzon tensionet, pasi pasditen e djeshme ndaloi në Gjirokastër edhe disa shtetas grekë”, shkruan media greke.

Ndërsa më tej i referohet reagimit të kryeminstrit Rama të cilën e quan provokativ.  “Vendimi për shpalljene 52 qytetarëve grekë ‘Non Grata’ vjen pas  reagimit provokativ të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që i cilësoi si "provokatorë varrimi", ata që morën pjesë në ceremoninë mortore të minoritarit 35-vjeçar”, citohet në artikull.

Kujtojmë se ditën e sotme Parlamenti grek mbajti një minutë heshtje për nder të Kostandinos Kacifas, i cili mbeti i vranë më 28 tetor gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat speciale RENEA.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 14:28

Menjëherë pas emërimit të drejtorit të ri të policisë për kryeqytetin jane bërë publike edhe lëvizjet e para në komisariatet e Tiranës.

Postuar: 25/03/2019 - 14:05

Familja e Iliasit 7 vjeçar, i cili u vra të enjten e kaluar në Basel të Zvicrës, përjashton mundë

Postuar: 25/03/2019 - 13:53

Policia e Shkodrës thotë se ka vënë në pranga tre persona të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen

Postuar: 25/03/2019 - 13:40

Romeo Kara, juristi që denoncoi fakte për skandalin e privatizimit të OSSH tek CEZ shprehet se is

Postuar: 25/03/2019 - 13:27

Ditën e sotme ka ndodhur një tjetër lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit.

Postuar: 25/03/2019 - 13:20

Tashmë prej disa kohësh shqiptarët janë kthyer në problematikë serioze në Londër dhe madje tre pr