BREAKING NEWS

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm për taksën ndaj Serbisë, ja çfarë u vendos dhe kur do hyjë në fuqi

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm
x

Aktualitet

Vendoset me short, kush janë tre gjyqtarët që do gjykojnë çështjen e Saimir Tahirit (Emrat)

Vendoset me short, kush janë tre gjyqtarët që do gjykojnë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosjen ndaj Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela.

Ndërkaq, në shortin e hedhur sot është caktuar trupa gjykuese e përbërë nga: Albana Boksi Kryesuese, Nertina Kosova Anëtare dhe Nure Dreni Anëtare.

Kujtojmë se togat e zeza e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove. Avokatët e tij apeluan vendimin dhe çështja tashmë do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Njoftimi i plotë:

Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:

Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019.

Shorti përcaktoj kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:

Albana Boksi Kryesuese

Nertina Kosova Anëtare

Nure Dreni Anëtare

Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar