BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Aktualitet

Vendosi lirimin e atij që quhet vrasësi i “të fortit të Tiranës”, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtarit të njohur. Propozohet dhe ndëshkimi i prokurores së Tiranës (EMRAT)

Vendosi lirimin e atij që quhet vrasësi i “të fortit

Vendosja e masës së shkarkimit për gjyqtarin Markelian Kuqo, i cili vendosi lirimin nga burgimit të Gerd Gjinerarit i njohur ose si Gerd (Gjenerali) ka bërë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të rekomandojë pranë Këshilli të Lartë Gjyqësor, vendosjen e masës së shkarkimit për gjyqtarin në fjalë. 

Bëhet me dije se ILD ka përfunduar hetimin ndaj gjyqtarit të Korçës, për të cilin ka rekomanduar masën e rëndë ndëshkimore, atë të shkarkimit.

Vendimi i Markelian Kuqos për lirimin nga burgu i atij që cilësohet si vrasësi i “të fortit te Tiranës”, Gerd Gjinerari, u shoqërua edhe me një kallëzim penal nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë që, emri i gjyqtarit Markelian Kuqo është lakuar në muajin tetor të vitit 2018, pasi ka marrë një telefonatë nga burgu, ku është njoftuar se i është vendosur një bombë në automjet, ndërkohë që pas kontrollit të policisë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Masa disiplinore

Burime të Panorama.al bëjnë të ditur se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar pranë KLP ndëshkimin e me masë disiplinore dhe prokuroren e Tiranës, Elina Kombi.

Për këtë të fundit mësohet se ILD ka rekomanduar “masën e vërejtjes”, pasi akuzohet se ka neglizhuar çështjen e shtetasit Bilbil Hasani, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, por është lënë në qelitë e paraburgimit nga ku dhe kreu aktin e vetëvrasjes. Bilbil Hasani u akuzua për vjedhjen të vogël parash, por ai vuante nga skizofrenia dhe më herët ishte vendosur masa e shtrimit në “Spitalin Psikiatrik”.

KUSH ËSHTË MARKELIAN KUQO

GJYQTAR Markelian Kuqo ka lindur ne 04.03.1972 ne qytetin e Korces. Ne vitet 1990 – 1994 kryen studimet ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes, ku ne perfundim diplomohet me titullin “Jurist”. Ne vitin 1995 emerohet gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, detyre te cilen e ushtron dhe aktualisht.

Gjyqtari Markelian Kuqo ka marre pjese ne trajnime te organizuara nga Shkolla e Magjistratures si dhe organizma te tjera vendase dhe te huaja, si brenda ashtu dhe jashte vendit.

Detyra: Gjyqtar

Seksioni: Civil & Penal per Mitur

Datelindja: 04.03.1972

Vendlindja: Korce

Më të lexuarat