BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Aktualitet

Verifikimi për kryebashkiakun e Mallakastrës/ Zbardhet kërkesa e kryeprokurorit Olsian Çela për KQZ-në

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, formularin e dekriminalizimit të depozituar pranë këtij institucioni nga Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj.

Shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme është në vijim të procesit të verifikimit të kryer ndaj kryebashkiakut socialist, pas akuzave të Partisë Demokratike se ai ka fshehur dënimin e dhënë në Greqi.

Në kërkesën e Çelës për KQZ shkruhet:

“Kërkojmë përcjelljen sa më parë të formularit të dekriminalizimit. Na vini në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të Qerim Ismailajt”.

Kujtojmë që më herët Prokuroria e Përgjithshme vuri nën hetim kryebashkiakun e Mallakastrës.