Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetëvrasjet në Shqipëri, tre herë më të larta se vrasjet

Postuar: 13/10/2017 - 12:09

Numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë për vitin 2016 në Shqipëri ishte 8.2 sipas përllogaritjeve të Monitor me të dhënat që ka publikuar Instituti i Statistikave për 2016-n.



Ndërkohë ky tregues, për 2015-n sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ishte 5.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë, duke treguar një rritje të ndjeshme brenda një viti, ku në 100 mijë banorë 3 veta më shumë vendosin t’i japin fund jetës.



Megjithëse në rritje, treguesi është më i ulët krahasuar me të gjithë vendet e rajonit, apo vendet europiane, Nga vendet e rajonit, Serbia ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve për 100 mijë banorë, ku në 2015-n norma e vetëvrasjeve ishte 19.9 banorë. Në Malin e Zi, norma ishte 12.5, në Maqedoni 9.9, në Bosnje 7.1.





Vendet me normën më të lartë të vetëvrasjeve



Normën më të lartë të vetëvrasjeve, sipas të dhënave të OBSH-së, e ka Kazakistani dhe Mongolia, së bashku me përkatësisht 48 vetëvrasje për 100 mijë banorë.



Në hartën interaktive të OBSH-së tregohet se normë të lartë vetëvrasje ka veçanërisht në vendet Europës Lindore, ku në pjesën më të madhe të tyre treguesi e kalon shifrën e 35 vetëvrasjeve në 100 mijë banorë.



Zonat e ngjyrosura me ngjyrë më të errët tregojnë vendet ku numri i vetëvrasjeveështë më i madh se 15.



Ngjyrosur me këtë ngjyrë, përveç Europës Lindore, është edhe Amerika e Veriut, Afrika Nënsahariane, Australia, Kili dhe Argjentina, vendet skandinave, Franca dhe India.



Ndikimi nga raportimi në media



Një numër studimesh empirike kanë gjetur se ka një rritje të vetëvrasjeve pas raportimit të tyre në media, një lidhje që i referohet fenomenit të imitimit. Bazuar në këto të dhëna OBSH-ja ka zhvilluar një manual për mediat se si të raportojnë vetëvrasjet. 



Vetëvrasjet në Shqipëri, tre herë më të larta se vrasjet



Opinioni publik në vendin tonë është mësuar të konsiderojë vdekje nga vrasjet rastet kur personat marrin jetën e njëri- tjetrit, por pakkujt ia merrte mendja se numri i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se numri i vrasjeve.



Për vitin 2016 sipas të dhënave të INSTAT, personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithsej, ndërsa personat që kishin vrarë vetën në të njëjtin vit ishin 235.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/02/2018 - 22:32

Kreu i Policisë Rrugore, Mitat Tola thotë se do të ashpërsohen masat për përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve.

"Ta sqaroj edhe problemin e celularit. Ka një diskutim të madh që donim ta kalonim në

Postuar: 23/02/2018 - 20:34

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kryen në kuadër të planit të remonteve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit në disa fidera të nënstacionit Traktora në T

Postuar: 23/02/2018 - 20:12

10 të akuzuarit për grabitjen e pronave në Spille janë njohur sot me masat e caktuara nga Gjykata e Kavajës.

Postuar: 23/02/2018 - 19:57

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy shtetasit e arrestuar pak ditë më parë, pasi u kapën me mina me telekomandë, lëndë narkotik

Postuar: 23/02/2018 - 19:25

Policia e Shtetit ka reaguar ditën e sotme lidhur me veprimin e dy policëve të trafikut ditën e enjte, teksa mes kalimit të një ambulance dhe të delegacionit të një zyrtari të h

Postuar: 23/02/2018 - 18:56

Një 14 vjeçar shqiptar dyshohet se është përdhunuar nga një 30 vjeçar nga Pakistani në Greqi.

Postuar: 23/02/2018 - 18:44

Keivi Hysa, 27 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar në Milano.