BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Aktualitet

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në

Nëna me dy vajzat që vendosën të vetëflijoheshin ishin frekuentuese të një sekti dhe besonin tek ringjallja. Por prokuroria nuk ka zbuluar saktësisht se cilit besim i përkisnin së fundmi nëna dhe dy vajzat.

Kjo ngjarje, fillimisht ngujimi e izolimi nga shoqëria, e më pas vetëflijimi përmes refuzimit të ushqimit, ngre sërish pikëpyetje mbi kontrollin e disa sekteve e shoqatave me përmbajtje fetare në vendin tonë. Nëse kontrollohen apo jo, ish-koordinatori kombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm Agron Sojati, thotë për Top Channel se ato thjesht regjistrohen në gjykata dhe lehtësisht u shpëtojnë kontrolleve.

Agron Sojati: Ne mos të krijojmë xhepa apo individë që shkëputen nga komuniteti, se gjithë sekreti këtu është. Sekte mund të regjistrohen sa të duash, por komunitete pesë njohim

Anila Hoxha: Po pra po sektet kush i kontrollon.

Agron Sojati: Të gjitha regjistrohen në Gjykatën e Tiranës.

Anila Hoxha: Më pas?

Agron Sojati: Më pas OJQ (Organizata jo fitimprurëse), siç kanë aktivitetin OJQ ato vetëm po dolën në radar, dikush merret me to.

Ish-kryetari i Komunitetit Kombëtar të Kulteve, Ilir Hoxholli, këmbëngul se kjo ngjarje është pika e kthesës për më shumë vëmendje shtetërore.

“Nëpërmjet këtij rasti të bëhet një hetim i thelluar për të parë nëse kemi të bëjmë me indicie nga këto sekte fetare, për të detyruar njerëzit të shkojnë mbase në një veprim, sepse mund të mos jetë një shtysë direkte por mund të jetë dhe indirekte. Do të përfitoja nga rasti që në rastin e tillë, pavarësisht kush mund të ishte grupi fetar të thellohet në një hetim të mire”, u shpreh Hoxholli.