BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Aktualitet

Vetëflijimi në Kombinat që tronditi opinionin/ Vjen lajmi i mirë për 34-vjeçaren që i shpëtoi 'kthetrave' të vdekjes, ja çfarë priste Blerta gjatë këtyre muajve

Vetëflijimi në Kombinat që tronditi opinionin/ Vjen lajmi i

Pasditen e djeshme u gjendën të vdekura nënë e bijë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet me dije se Blerta Josifi, 34 vjeç është jashtë rrezikut për jetën dhe është transferuar menjëherë në shërbimin e urgjencës psikiatrike, ku gjendja e saj është e qetë.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e djeshme (2 korrik) në Tiranë.Nëna dhe vajza e saj 30 vjeçe janë gjetur të vdekura në banesë, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Ka qenë vëllai i 56 vjeçares, shtetasi S.F i cili më datë 02.07.2020, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri” se motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Gruaja dhe dy vajzat e saj kishin tre ditë që nuk kishin komunikuar dhe kjo kishte nxitur vëllanë e 56-vjeçares të kërkonte ndihmë policisë.

Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte pesë muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin. Kjo ngjarje ka tronditur opinion publik.

Më të lexuarat