
Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq, presidenti nuk ja ka besën Bashës

"Vetëm te ne të vijnë 15 kushërinj në spital", revoltohet Pëllumb Pipero, hedh poshtë deklaratën e ekspertit të shëndetësisë: Marrin nga një kavanoz reçel dhe...

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Janar 2021

Kreu i departamentit të Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike Gazmend Koduzi kritikoi mënyrën se si është menaxhuar pandemia në vendin tonë. Ai u shpreh se në Shqipëri, spitalet janë si burgje.
“Bota nuk ishte perfektë, por testonte dhe gjurmonte. Shqipëria ka bërë shumë pak testime. Jemi vendi që bëjmë më pak testime. Gjurmimin nuk e bën dot nëse nuk bën dot testime. Unë dola pozitiv vetë dhe nuk më pyeti njeri ke pasur kontakte apo jo. Sistemi çedoi shumë. Spitalet u trajtuan si burgje. Në botë ishin normale. Çdo ditë një i afërm futej në spital. Kishte një infermier për dy pacientë. Ky spital që u trajtua si burg çoi dhe në raste korrupsioni dhe madje dhe vetëvrasje ku në spitalet e tjera të botës nuk pati”, tha Koduzi.
Ndërkohë, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero reagoi duke hedhur poshtë këtë pretendim.
“Spitalet janë të hapura. Nuk e di eksperiencën e vendeve të tjera. Kam parë spitale private në Turqi që më çoi puna. Mua më kanë lejuar të hyj. Nuk e di sa kanë qenë të lejuar familjarët. Në fillim kemi pasur vështirësi për të komunikuar me familjarët. Kemi pasur raste që pacienti ishte në ankth, jo i ndërgjegjshëm, numrat që na jepte nuk ishin të saktë. Nuk është sëmundje e zakonshme. Të gjithë vemi te pacienti si kozmonautë. Një person i sëmurë shoqërohet me 15 të afërm. Vetëm te ne vjen kushëriri i 15 me një kavanoz reçel te spitali”, tha Pipero për A2.
Më të lexuarat


FOTO/ Me pranga në duar dhe maskë në fytyrë, pas kërkesës urgjente të ILD, shoqërohet në KLGJ gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Valë arrestimesh në Tiranë, bien në prangat e Policisë 10 persona në orët e fundit, zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Ekzekutuan me shpejtësi 31-vjeçarin në Vlorë, identifikohen 2 bashkëpunëtorët dhe zbardhet çfarë gjeti policia në vendin e krimit (VIDEO+18)

E pazakontë/ U infektua pasi mori vaksinën anticovid, infermieri bën deklaratë e papritur: E kam nga...

“Pordhitika i ka përçarë mjekët”/ Pas dorëheqjes së Tritan Kalos, reagon menjëherë kolegu i tij dhe lëshon thirrjen e fortë: Veprimi i sotëm i Profesorit të pasohet nga të tjerë kolegë që do të largohen

Zbardhen detajet e rënda/ Si ndërroi jetë në fushën e lojës prokurori i njohur që po hetonte tre prej rasteve më të bujshme në vend. Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

“Disa peshq të mëdhenj duan të zhdukin shumicën e të vegjëlve duke përdorur...”, Alfred Cako del me paralajmërimin e frikshëm: Gjithmonë në luftë bien shumë!

Lajm i hidhur! Ndërron jetë parakohe aktivisti i njohur shqiptar (Emri)

Një zgjidhje e thjeshtë! Ylli Merja na prezanton me mrekullinë e radhës: Kuroni diabetin vetëm me këtë çaj bimor

Sa janë shanset për t’u riinfektuar nga COVID-19? Epidemiologu Alimehmeti jep informacionet që duhet t’i dimë të gjithë
