BREAKING NEWS

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe
x
BREAKING NEWS

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me
x
BREAKING NEWS

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave,
x
BREAKING NEWS

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së
x

Aktualitet

Vetëvrasja e 31-vjeçarit në komisariat, kushëriri tregon momentin tragjik dhe dyshimet e rënda: Nëna e tij u zvarrit në rrugë duke ulëritur kur mori lajmin e hidhur

Vetëvrasja e 31-vjeçarit në komisariat, kushëriri tregon

“Mamaja e të ndjerit ka qenë në rrugë kur i është njoftuar lajmi dhe e ka marrë të gjithë rrugën zvarrë duke ulëritur”, ky ishte reagimi i nënës së 31-vjeçarit, siç tregoi kushëriri i Ilvit.

Ai tha pretendon gjithashtu se kushëriri i ri nuk ka vrarë veten, pasi sipas tij një qelia është ndërtuar në një mënyrë të tillë që dikush nuk arrijnë të bëjë varje.

“Kemi kontrolluar trupin me te atin dhe djalin e xhaxhit, dyshohet që është mbytur. Ka shenja në qafë, por vetëm përpara jo në të gjithë qafën. Është e vërtetë që është mbytur nga kapuçi. Kur është kontrolluar trupi nuk është konstatuar nxirje në fytyrë në dallim me rastin kur dikush mbytet. Prej autopsisë nuk dallojmë shenja në trup pasi është i çarë. Në komisariat nuk ka vend ku të varet, është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk arrin të bëjë varje, dritaret janë 3 metra të larta dhe nuk arrin deri tek dritarja pasi dhe gjatësia e rripit nuk del. Policia nuk e ka çuar në ambientet e paraburgimit, ndërkohë ai ka pasur urdhër arrest. Urdhër arresti ka dalë për një vjedhje për të cilën askush nuk ishte në dijeni dhe nuk ka pasur verifikime të shenjave të gishtërinjve. Policia nuk na njoftoi. Mamaja e të ndjerit ka qenë në rrugë kur i është njoftuar lajmi dhe e ka marrë të gjithë rrugën zvarrë duke ulëritur. Kur trupi u dërgua në morg, nuk na lanë ta shihnim përpara ekspertizës, nuk na pyetën, familjarët i ndaluan ta shihnin përpara se të behej autopsia. Nuk na është dhënë asnjë informacion nga policia dhe spitali, por gjithçka e kemi mësuar nga mediat”, tha ai.