BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vetëvrasjet në spitalet e COVID/ Farmacistja shqiptare bën deklaratën e fortë: Këto ilaçe që përdoren në Shqipëri nuk rekomandohen në Itali

Vetëvrasjet në spitalet e COVID/ Farmacistja shqiptare bën

Farmacitja shqiptare në Itali, Imelda Harisi ka deklaruar se klorokina nuk përdoret tek pacientët, të cilat nuk janë të hospitalizuar. 

Ajo theksoi se në Shqipëri për të infektuarit me COVID-19 përdoren disa preparate, të cilat nuk rekomandohen nga mjekët në Itali.

“Klorokina nuk përdoret tek pacientët që janë të paktën jo të hospitalizuar. Përdoret në rastet kur pacienti është në kushte spitalore. Deri më tani unë në Itali nuk kam dëgjuar për një rast me klorokinë. Mjekët italianë i trajtojnë pacientët e tij më një terapi shumë të njohur. Unë mora një konfirmim mbrëmë nga një kolegu im, që ishin disa preparate që aspak nuk përdoren në Itali. Klorokina nuk përdoret në Itali”, u shpreh farmacistja.

Harisi theksoi më tej se mjekët italianë për pacientët e infektuar japin vitamicë C dhe takipirinë.

“Unë përveçse jam e infektuar me COVID-19, pothuajse po e largojmë këtë virus jam drejt shërimit. Hapi i fundit i këtij virusi është nuhatja dhe të shijuarit. Mjekët në Itali rekomandojnë vitaminë C dhe takipirinë. Në rast se kemi një kollë të çfarëdoshme, atëherë përdoret një ambroksol. Përdoret në terapi mbajtëse deltakorteni, në rastet kur pacienti mund të krijojë një lloj pulmoniti. Ka raste që pacientet mund të kenë probleme me pulmonet", tha farmacistja.


Sa i përket vetëvrasjeve në spitalet COVID, ajo tha se në Itali nuk raste të tilla, pasi antibiotikët nuk përdoren në masë të madhe. 

“Rastet me vetëvrasjet siç po dëgjojnë në Shqipëri këtu nuk ka. Ndihem e terrorizuar nga ky fakt, po kjo gjë nuk ndodh. Nuk ndodh në Itali që antibiotikët të përdoren në këtë masë”, nëvizoi ajo.

Klorokina dhe hidroksiklorokina, ilaçet që përdoren tek pacientet e sëmurë rëndë me COVID-19, mund të shkaktojnë shqetësime psikike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.

Paralajmërimi vjen nga Agjencia Europiane e Barnave, pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, mbi efektet anësore të medikamentit.