BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x
BREAKING NEWS

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe
x

Aktualitet

Vetingu, KPK e konfirmoj në detyrë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Elona Toro

Vetingu, KPK e konfirmoj në detyrë, Kolegji i Posaçëm i

Gjyqtarja Elona Toro është konfirmuar në detyrë. Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin por Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ta konfirmojë në detyrë. Në vendimin e ankimimit, Komisioneri Publik kërkonte që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rihapte hetimin gjyqësor, pasi sipas tij konfirmimi në detyrë nuk arrinte nivel të besueshëm. Elona Toro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për 16 vjet pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2016, u emërua gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës. Kujtojmë se, Elona Toro u zgjodh si gjyqtare relatore për të shqyrtuar kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt si palë, për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin si PD-së zyrtare. Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro u konfirmua me shumicë votash në detyrë më 17 qershor 2020, pasi kryesuesja e trupës, Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko u bindën nga shpjegimet e saj. Anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja arsyetoi në favor të shkarkimit, duke vlerësuar se Toro kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe të pasaktë të pasurisë. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kreu ankim duke e konsideruar të paplotë hetimin e KPK-së lidhur me burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë, konkretisht për mundësinë e personave të tjerë të lidhur për një hua dhe dhurimet e kryera. Edhe gjatë konkluzioneve përfundimtare, Ballhysa vlerësoi se subjekti gjendej me balanca negative në disa vite dhe kërkoi shkarkimin e saj nga detyra. Gjyqtarja Toro e kundërshtoi analizën financiare të Komisionerit dhe këmbënguli se pamundësia financiare që mbetej ishte proporcionale dhe nuk mund të sillte penalizim. Ajo i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të konfirmimit, në aplikim edhe të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit.

Më të lexuarat